Albspirit

Media/News/Publishing

Disa lande gjermane ndalojnë Facebook dhe Twitter në shkolla

Në disa lande gjermane si në Baden-Württemberg, Bayern apo Schleswig-Holstein mësuesit nuk lejohen të përdoren për çështje pune rrjetet sociale si Facebook, Twitter, pra as për të komunikuar për çështje pune me nxënësit dhe as me kolegët. Ministria e Kulturës e landit Baden-Württemberg shkruante në urdhrin e saj se kjo masë ndaluese merret për arsye sigurie të të dhënave. Rolf Busch, zëvendëskryetar i Lidhjes federale për Arsimin, thotë se në shumë shkolla në Gjermani nuk tregohet kujdes për të dhënat, por se nuk i duket e drejtë, që për këtë të dënohen mësuesit me ndalime të tilla. Ministria i konsideron letrat dhe e-mailet e shifruara si alternativa të mundshme ndaj informacioneve në rrjetet sociale. Por në këtë drejtim ministria duhet të formulojë standarde dhe udhëzime të qarta. Selman Ozen, përfaqësues i Këshillit të Nxënësve në Baden-Wurttemberg, propozon që mësuesit duhet të përdorin e-mailin dhe njoftimet në tabelën e informacioneve. “Nxënësit vetë pastaj mund ta përcjellin informacionin më tej nëpërmjet rrjeteve sociale”, thotë ai.

Please follow and like us: