Mimoza Bici: Më mirë t’mos kisha njohur
Më mirë t’mos kisha njohur
Ahhhhhhh ah…
Më je bërë makth, djalë
Mos kujto se je parajsë
as unë, as ti.
Ne jemi mishra të kalbur
shkelim mbi mishrat tanë
kokrriza dheu.
Një herë gëlltitim një sorrë
një herë një tigër
një lule, një spec…
një herë, një majmun!
Haaaaaaaaa
Si thonë?
Jemi gjenezë majmunësh
kafshuam mollën e gabuar,
prej brinjësh jemi bërë,
për të shitur ca libra më shumë.
Ca eksperimente mbi qiell
për jashtoksorë imagjinarë.
Në Hënë, në Mars ka jetë
miliarda lekë justifikime
botës ku s’do e shohim asnjëherë.
U besoni?!
Sigurisht derisa një jetë besuat,
ngjizjen e Marias me frymën e shenjtë.
Mua asnjëherë nuk do ma besonit
edhe pse flas e jetoj me ju të vërtetat.
Hahahaaaaaa ah, ah!
Po plas nga ty zemër.
Ç’më duhet të besoj të paprekurat, imagjinaret
Unë të kam ty përball
tek më lumturon e shkatërron.
Porse fundi nuk është vdekja,
të vdekur lindëm
Vetëm se jetojmë ëndrra
për të kapur Zotin
dhe shtuam dhimbjen
mbi dashurinë.
Mbetëm riprodhim
për shkak se brenda nesh
pranuam një të dytë.
Më mirë t’mos të t’kisha njohur
Ahhhhhhhh ah!
(Mimoza Bici. Poezi nga cikli i poezive “Për të gjithë të pafajshmit”, Tiranë, shtator 2019)