Vajza, doni të shkoni në Dubai, lamtumirë bikini!
Nuk do të ketë më veshje të lirë të bikinive në plazhet e Dubait dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këto plazhe publike tashmë janë vendosur tabela në të cilat paralajmërohet se nëse gratë veshin bikini ndërsa meshkujt të brendshme të shkurtra do të duhet të paguajnë gjobë. Edhe pse turistët dëshirojnë që të shijojnë diellin në mënyrën më të mirë të mundshme në plazhet e bukura, megjithatë popullata që është shumë fetare ka reaguar duke deklaruar se nuk duan të ndajnë jetën e tyre private me njerëz të tillë. Për këtë arsye është parashikuar edhe një dënime me gjoba. Kështu edhe në Dubai që është destinacion botëror, kërkohet një veshje e përshtatshme. Deri më tani nuk është dënuar askush por një gjë e tillë është megjithatë e mundshme të ndodhë. Emiratet e Bashkuara Arabe pranojnë gjithçka përveç lirisë së plotë në veshje.