Prokuroria kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Mësohet se pretenca e prokurorëve është dhënvë pak minuta më parë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më herët kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.
Duke marrë parasysh se Tahirit i është pranuar gjykimi i shkurtuar, ai përfiton ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria do të kërkojë 8 vite burg.
Në seancë u lexuan disa përgjime ambientale dhe telefonike. Në seancë, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka vijuar mbrojtjen. Ai ka sjellë në sallën e gjyqit një tabelë për të paraqitur argumentat.
Ish-ministri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Sipas organit të akuzës Tahiri ka garantuar paprekshmërinë e grupit të Habilajve në trafikimin e sasive të mëdha të drogës drejt Italisë.