Reja rreshton një tjetër Kombëtare, 6 ndryshime ndaj Islandës
Mbrëmjen e kësaj të marte, kombëtarja shqiptare pret Islandën në “Elbasan Arena”, në kuadër të takimit të gjashtë kualifikues të Euro 2020.
Takimi i vlefshëm për grupi H, nis në orën 20:45, ndërkohë që trajneri, Edi Reja e ka mbajtur fjalën, teksa ka kryer 6 lëvizje në formacionin që hodhi nga minuta e parë në Francë, por nuk ndryshon taktikën, 3-5-2.
Strakosha konfirmohet në portë. Djimsiti, Dermaku dhe Ismajli në mbrojtje. Mesfusha me 5 do përbëhet nga Hysaj, Lenjani, Bare, Memushaj dhe Gjasula. Sulmi formohet nga Manaj dhe Çikalleshi.
Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Lenjani, Hysaj, Bare, Memushaj, Gjasula, Manaj, Cikalleshi.
Trajner: Edi Reja.
Islanda: Halldorson, Hermanson, Sigurdson, Bjarnason, G.Sigurdson, Arnason, Sigurjornson, Hallfredson, Bodvarson, Skulason
Trajner: Erik Hamren.
Please follow and like us: