Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje peotike nga Katiola Karoli

Image result for katiola karoli

Puthja e parë

 

Brenda një rrahje zemre.

Lindi si zanë qielli ndjenja.

Rrëshqiti si vesë mbi petale trëndafili.

Një rreze drite u shkëput nga dielli.

 

Lindi një ndjenjë në një zemër harruar.

Dy buzë të etura dhanë puthjen e parë.

Sa shumë pasion, sa etje, sa dashuri.

Dy gjuhë flakë qielli përpin trupin tim.

 

Etur egërsisht kërkojnë puthjen tënde.

Thithja buzën e ëmbël e shijoja nektar.

Pushpuritje ti flokët e mia si era.

Trup e shpirt ndezur, vullkan e zjarr.

 

Dy trupa shtrënguar në përqafim.

Duart si tē çmendura shëtisnin mbi trupa zjarr

Duhet të isha vetë më e përmbajtur.

Qe të mos e kuptoje se të dua si e marrë.

 

 

Jo më!

 

Më dhimbsen ato buzëqeshje të trishtuara.

Ato puthje pasioni po pa ndjenjë.

Bizhu që pranga kthehen në duar.

Pëshpëritje false, trëndafila pa erë.

 

 

Më dhimbsen ato dashuri të shtirura.

Ndjenja qe pikojnë si helm në gjak.

Minuta të numëruara, kohë vrasëse.

Njerëz të trembur pa ndjenja pa gjak.

 

Më dhimbset kjo botë që zhytet në llum.

Jeton në kohë tradhëtie e hipokrizie.

Njerëz tē vegjël me zemra bosh.

Fshehur nga vetë hija e tyre.

 

Më dhimbset kjo botë e le të shkojë në dreq.

Tē jetojë vetëm në iluzione e zhgënjime.

Nuk më vjen keq për asnjë gjë.

Dhe tashmë as për veten time.

Please follow and like us: