Albspirit

Media/News/Publishing

11 Shtatori, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar që të gjitha institucionet amerikane në botë të ulin sot flamurin në gjysmë shtizë. Presidenti Donald Trump e ka shpallur ditën e sotme Dita Patriote në përkujtim të 18 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara përjetuan sulmin më të rëndë të kryer ndonjëherë në tokën amerikane dhe sulmin më vdekjeprurës terrorist në historinë botërore.

Gjatë 102 minutave, të dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në New York u rrëzuan pasi aeroplanët e rrëmbyer nga anëtarë të Al Qaeda u përplasën me to. Sulmet në qendër të Manhattan lanë të vdekur 2753 njerëz. Ky numër u rrit në 2977 me sulmet në Pentagon në Uashington dhe aeroplanin që ra jashtë Shanksville, Pennsylvani.

Mijëra të tjerë mbetën të plagosur, triliona dollarë dëme u bënë dhe Amerika nuk do të ishte kurrë e njëjtë. Lufta kundër Terrorit së shpejti do të fillonte dhe e gjithë bota përfundimisht do të ndjente efektet e kullave të rëna.

Presidenti George W. Bush mësoi për sulmet teksa ishte në një takim në shkollën fillore Emma E. Booker në Sarasota, Florida. Ai iu drejtua kombit në drejtpërdrejtë atë natë, duke thënë se qeveria “nuk do të bëjë asnjë dallim midis terroristëve që kanë kryer këto veprime dhe atyre që i strehojnë”.

“Unë mund t’ju dëgjoj! Unë mund t’ju dëgjoj, pjesa tjetër e botës ju dëgjon. Dhe njerëzit që rrëzuan këto ndërtesa do të dëgjojnë të gjithë së shpejti!” tha Presidenti Bush tre ditë më vonë, kur u ndal midis rrënojave

Së shpejti, SH.B.A. do të fillonte sulmet kundër grupeve terroriste dhe armiqve të tjerë të dyshuar në të gjithë botën, me Irakun, Pakistanin, Jemenin dhe vendet e tjera që përfundimisht do të përballeshin me veprimet ushtarake amerikane. Një studim i vitit 2018 nga Universiteti Brown arriti në përfundimin se numrin e vdekjeve nga luftërat që pasuan nga viti 2001 shkon deri në 507,000, me 244,000 prej tyre civilë.

Ndërkohë, ndikimi ekonomik i 11 shtatorit ishte befasues. Ndërsa kostoja e parashikuar e planifikimit dhe ekzekutimit të vetë sulmeve ishte rreth gjysmë milioni dollarë – kostot e kundërpërgjigjes ishin shumë më të mëdha, me 123 miliardë dollarë humbje të llogaritura gjatë vetëm muajit të parë pas-9/11.

Zona rreth Qendrës Botërore të Tregtisë pësoi dëme 60 miliardë dollarë në 11 shtator ndërsa një paketë anti-terrorizëm prej 40 miliardë dollarësh u aprovua nga Kongresi në 14 Shtator. Afro 10 miliardë dollarë në kërkesa të sigurimeve u ngritën.

Kostoja totale e sulmeve vlerësohet të jetë më shumë se 3 trilion dollarë.

Department of State

@StateDept

We solemnly remember the individuals who perished on , 2001. In honor of those who lost their lives, President @realDonaldTrump calls upon U.S. agencies to display the flag at half-staff and Americans to observe this day. https://go.usa.gov/xVNsG 

Presidential Proclamation on Patriot Day, 2019 | The White House

On Patriot Day, we solemnly remember the nearly 3,000 people who perished on September 11, 2001.  With gratitude, we honor the brave first responders, resolute members of our military, and ordinary…

whitehouse.gov

Please follow and like us: