Apeli i kreut të grupimit ‘Dhjetor ’90’ në 21-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit!
Miq të lirisë.
Bashkëudhëtarë të demokracisë.
Protagonistë të Lëvizjes Studentore,
Qytetarë që e çmoni lirinë, demokracinë dhe jetën.
Ju njoftoj se nesër me datë 12/ 09/2019 në orën 20.30 pranë memorialit ku 21 vite më parë u pushkatua nga policia e shtetit Princi i Mendjeve te Lira , i pavdekshmi Azem Hajdari dhe shoqëruesi i tij, simbol i besnikërisë njerëzore Besim Çerja do ta përkujtojmë dhe nderojme veprën e tyre sublime duke ndezur nga një qiri në vendin ku ata ranë për t’u përjetësuar në histori.
Kemi zgjedhur orën 20.30 në mënyrë simbolike pasi rreth asaj ore nga rreth 60 forca policore u derdhën qindra plumba nga armët e policisë së shtetit mbi trupin e Azem Hajdarit dhe Besim Çerjes.
Atë natë është vrarë edhe ORA e Demokracisë Shqiptare.
Duke kujtuar Azem Hajdarin ne çmojmë lirinë dhe demokracinë, mbrojmë jetën.
Ky përvjetor duhet të startojë me gjetjen e rrugës së lirisë dhe demokracisë të cilën fatkeqësisht kemi kohë që e kemi humbur.
Ju pres.
MIQËSISHT
Bislim AHMETAJ
Kryetar i Grupimit “DHJETOR ’90”.