Albspirit

Media/News/Publishing

Athanasios Christopoulos: Vinotekë

Image result for athanasios christopoulos

 

Pa m’ i hiqni k’ to deftere!
Libra, llafe, mytebere.
Filozofë, fjalë e fjalime!
Ç’i mbaj kot në dhomën time?

Apolonit vëri flakën,
Muzat? Çupa që u plakën.
Mbytini në tym dafine,
boll këndime dhe mundime.

Sillni Bakun* me Menadet*,
rruku – rrukullisni kadet
e ta kthejmë në Vinotekë
k’të mavri bibliotekë!

Le të jeshilojë çatia
le të lulëzojë hardhia,
dhe rrushi të m’ëmbëlsojë
farmakun që kam në gojë.

Më peshkop s’mund të më thuash,
zarbo!?… thirrëm po të duash,
pijetar a gotaxhi,
sarhosh!…po jo kalemxhi.

Dua këmbëkryq të shtrohem,
të dëfrehem, të gëzohem,
me Bakun në shoqëri,
ta kthejmë verën me fuçi.

Shqipëroi: Arqile Garo
nga libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”.

*Baku: një nga emërtimet e Dionisit, perëndisë së verës.
*Menadet: shoqëruese të Dionisit.

Please follow and like us: