Dëmshpërblehet nga kompania se gjeti prezervativ në pije
Nje shtetas indian eshte demshperblyer me 450 euro, pasi disa vite me pare kishte gjetur prezervativ ne nje pije. Kompania Pepsi Co ia pagoi parate indianit, qe ne 2003 kishte konsumuar pijen dhe me pas ishte ndier keq. Sudesh Sharma kishte treguar se e kishte blere Pepsin ne nje dyqan prane nje stacioni autobusesh dhe pas konsumit ishte derguar ne spital. Pasi kishte vezhguar me kujdes shishen, kishte vene re se ne fund te saj gjendeshin mbetje te cuditshme dhe shoku erdhi kur pa prezervativin. Ai vendosi t’i drejtohet gjykates se Konsumatoreve, qe ka pak kohe qe eshte ngritur ne Indi. Duke qene se ishte e pamundur te vertetohej se ai i kishte blere shishet ne dyqan, gjykata e denoi Pepsin vetem me 450 euro. Nuk eshte hera e pare qe kompani te tilla ndodhen perballe akuzave. Dy vjet me pare qeveria indiane ndaloi prodhimin e pijeve te dy prej tyre, sepse permbanin nivel te larte pesticidesh, pasi perdornin uje te ndotur.