Mesazhi sekret në orën e ish-presidentit të SHBA
Muzeu Kombetar i Historise Amerikane ka zbuluar nje mesazh sekret ne oren, qe dikur i perkiste ish-presidentit Abraham Lincoln. “Fort Sumter u sulmua nga rebelet. Fale Zotit kemi nje qeveri”, thuhet ne mesazhin qe daton me 13 prill 1861. Fjalet ishin shkruar nga prodhuesi i ores se arte te presidentit, Jonathan Dillon. Fraza e shkurter tregoi fillimin e luftes civile ne SHBA. Presidenti nuk mesoi kurre gje per mesazhin dhe misteri arriti deri ne ditet tona. Vendimi per te hapur oren dhe per te vertetuar nese kishte nje mesazh brenda saj, u mor pas sinjalizimeve te ster-sternipit te personit qe prodhoi oren, Doug Stiles. Lufta civile ne Amerike nisi trupat e Konfederates hapen zjarr ne Fort Sumter ne Charleston te Karolines se Jugut, ne 12 prill 1861. 45 vjet me vone, oreberesi tregoi per “New York Times” se ishte duke rregulluar oren e Lincoln kur degjoi se kishte nisur lufta. Dillon tha se kishte shkruar mesazhin ne ore me nje instrument te mprehte per te kujtuar diten historike dhe se ashkush nuk e kishte pare mbishkrimin. “Lincoln asnjehere nuk e mesoi per mesazhin qe kishte ne xhep”, deklaroi Brent Glass, drejtori i Muzeut. Lincoln u zgjodh presidenti i gjashtembedhjete i SHBA-se ne 1860.