Albspirit

Media/News/Publishing

Pyetja që mungoi për Ilir Metën, nga gazetarët e pranishëm!

Për më shumë se një orë, kreu i Shtetit shpjegoi pikëpamjet e tij mbi zhvillimet politike në vend. Ai artikuloi mjaftueshëm Delegacionin e Venecias, Reformën në Drejtësi, Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Amerikan në Tiranë dhe jo vetëm. Nuk la jashtë konferencës së tij as datën e zgjedhjeve 13 tetorin, përballjen me Komisionin Hetimor dhe gjerësisht foli raportin e KE-së, nëse Shqipërisë do i hapen apo jo negociatat me Bashkimin Evropian. Edhe me nota humori, që nënkuptonin lehtë një “dashuri të rikthyer” mes tij dhe maxhorancës, apo një “xhelozie” për dyshen “Rama-Basha”, kreu i shtetit, i preku pak nga të gjitha. Por pati një pyetje që mungoi nga gazetarët e pranishëm. A ishte Ilir Meta, president mbi palët që shënuan krizën politike në vend? Faktet nuk janë në favorin e tij. Ilir Meta u pozicionua pranë opozitës dhe tani që është në vështirësi për fatin e tij politik si President, po flirton me mazhorancën. Prandaj, dikush duhet ta pyesë Ilir Metën, nëse do të jetë mbi palët, apo do të vijojë në krah të palëve politike./gazeta shqip/

Please follow and like us: