Albspirit

Media/News/Publishing

Shau punën në facebook, pushohet adoleshentja britanike

Image result for Kimberley Swann

Ka mjaftuar nje fraze pakenaqesie per punen ne Facebook dhe e kane pushuar. Nje adoleshente britanike nuk e kishte imagjinuar se shprehja e shkruar ne faqen e saj, “puna ime eshte e merzitshme”, do te kishte pasoja te tilla. 16-vjecarja Kimberley Swann, kishte tre muaj qe punonte per nje shoqeri logjistike dhe ka mbetur e shokuar kur shefi i ka dorezuar letren e shkarkimit, qe motivonte edhe shkakun. Ai ishte komenti i postuar prej saj ne Facebook. “Pas komentit per pakenaqesine ne pune, ndermarrja ka vendosur te nderprese menjehere marredheniet”, shkruhet ne leter. Vajza ka thene se nuk e kishte permendur emrin e firmes, por drejtuesit e kompanise kane qene te mendimit se shprehja e emocioneve te tilla ka qene e gabuar. “Ne duam qe pjesetaret e stafit te punojne ne harmoni. Gjesti i saj tregon mungese respekti”, jane shprehur ata.

Please follow and like us: