Albspirit

Media/News/Publishing

Universiteti i Floridës: Çfarë ndodh kur njerëzit bien në dashuri?

Image result for beautiful woman

Kur njerezit bien ne dashuri, krijohet nje mekanizem vetembrojtes ndaj tundimit, qe ul vemendjen ndaj personave terheqes te seksit tjeter, qe nuk jane partneret tane. Kur partneri te do, nuk ka sy per askend tjeter vec teje. Lajmin e ben te ditur nje studim i Jon Maner nga Universitetit i Florides, qe do te publikohet ne gazeten “Experimental Social Psychology”. Behet fjale per nje pershtatje te pavetedijshme, qe minimizon rrezikun e rivaleve terheqes. Psikologet perfshine ne studim nje grup njerezish te martuar dhe i kerkuan gjysmes te shprehe ndjenjat per partnerin, ndersa gjysmes tjeter te tregonin nje ngjarje te lumtur te jetes se tyre. Te gjithe me pas u perfshine ne nje loje qe konsistonte ne njohjen e formave gjemometike qe shfaqen si flash ne ekranin e nje kompjuteri, kur futeshin foto te fytyrave te seksit tjeter. Psikologet e kane provuar me ciftet dhe kane zbuluar se per ta rezultatet jane te ndryshme. Ata me te dashuruarit ishin me te shpejte ne loje dhe nuk corientoheshin nga fytyrat terheqese, por ata qe kane treguar nje histori te lumtur edhe pse te dashuruar, jane corientuar nga figurat e shfaqura ne ekran. Dashuria na ben me pak te kujdesshem ndaj personave te tjere terheqes, thone ekspertet dhe mekanizmi vetembrojtes nga tundimi ka lindur ne valen e presioneve.

Please follow and like us: