DREJT KUVENDIT TË PARË TË SHOQËRISË CIVILE TË VISEVE SHQIPTARE…!
Qysh në Gushtin e vitit 2018, UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE, hodhi idenë e bashkimit të shoqërisë shqiptare, rreth një programi atdhetar e kulturor, në shërbim të qytetarëve dhe për qytetarët.
Programi i u paraqit në disa takime, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile si dhe shumë intelektualëve patriotë të cilët me punën e tyre, kishin dëshmuar kontribute për shoqërinë shqiptare dhe atdhedashuri.
Bashkimi i organizatave të shoqërisë civile do të forcojë edhe më shumë rolin e qytetarit për të gjitha problemet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit.
Kuvendi i Shoqërisë Civile shqiptare do t’i japë organeve të zgjedhura, tagrin e përfaqësimit të të gjitha organizatave të shoqërisë civile, në Shqipëri duke i dhënë forcën dhe energjitë e nevojshme për t’u përballur me të gjitha sfidat që ofron koha.
Nga kuvendi do të zgjidhet ASAMBLEJA KOMBËTARE ME 100 anëtarë e cila do të zgjedhë KËSHILLIN E TË URTËVE (Këshillin Drejtues) me 10 anëtarë.
Në kuvendin e Shoqërisë Civile shqiptare do të miratohen:
- Rezoluta për paqen sociale dhe pajtimin kombëtar.
- Rezoluta për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.
- Rezoluta për zhvillimin ekonomik të trojeve shqiptare në Ballkan dhe miradministrimin e pasurive kombëtare.
- Rezoluta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të gjuhës e historisë së popullit shqiptar.
Për projekt programin tonë, presim vlerësimet, sugjerimet e përmirësimet e nevojshme nga të gjitha organizatat pjesëmarrëse si dhe intelektualëT patriotë të cilët dëshirojnë t’i bashkangjiten nismës së UNIONIT SHQIPTAR TË SHOQËRISË CIVILE-USHC.
Forumi drejtues i UNIONIT SHQIPTAR TË SHOQËRISË CIVILE
Tiranë, 11 Shtator 2019.
Shënim:
Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet tuaja mund t’i adresoni:
- Pranë studios avokatore MULLARAJ.
- Nëpërmjet numrave të telefonit
0692553060
0682238942
0697997006
0689010846
Ftojmë organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri në trojet shqiptare në Ballkan dhe në diasporë t’i bashkohen nismës sonë.