Albspirit

Media/News/Publishing

Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e negociatave

Komisioneri Johannes Hahn rithekson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, për t’u anëtarësuar në BE. Në një intervistë për gazetën e përditshme malazeze “Vijesti”, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn deklaroi: “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian, që është në interes të vetë unionit”

“Maqedonia e Veriut ka bërë përparime domethënëse sidomos me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Greqinë, që i dha fund çështjes së shumë debatuar për emrin e vendit të vogël ballkanik”, tha Hahn.

“Kjo marrëveshje do të jetë subjekt i librave të historisë”, theksoi ai. Të parët që do të vendosin janë gjermanët. Në Bundestagun gjerman janë shtuar zërat për një votim pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Por ky votim duket se do të jetë me kushte. Deputeti socialdemokrat, Christian Petry i tha Deutsche Welle-s pas takimit që Kryeministri Edi Rama pati me Kancelaren dhe deputetë të Bundestagut, se po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 Shtator, parlamenti gjerman të votojë për një ‘po’ të kushtëzuar. Socialdemokratët dhe të gjelbrit kanë qenë optimistë vazhdimisht

Please follow and like us: