Instituti Kulinar Neranxi hap dyert në vitin e ri shkollor 2019-2020!
Kronika e RTSH për hapjen e vitit akademik 2019 – 2020 në Institutin Kulinar Neranxi dhe përshëndetja e drejtores së përgjithshme të IKN
Arsimi profesional rregjistroi edhe këtë vit akademik një numër në rritje të të rinjve që zgjodhën të marin një zanat në vend të ndjekjes së një univeristeti. Madje jo pak prej tyre, hoqën dorë nga e drejta e fituar e studimit në një universitet, duke orientuar formimin e tyre në shkolla profesionale, diploma e të cilave është kthyer në një garanci për mundësi punësimi të mirëpaguara brenda e jashtë vendit.
I kërkuar, i vlerësuar, premtues për një prespektivë pune të mirëpaguar brenda e akoma më shumë jashtë vendit, arsimi profesional rezulton edhe këtë vit akademik ndër zgjedhjet më të synuara të të rinjve shqiptarë.
Mes shumë zanateve, kulinaria dhe sepcialitet e saj ishte ndër degët që regjistroi edhe këtë vit numrin më të madh të nxënësve.
Prespektiva e arsimimit në këtë degë tundoi madje edhe shumë të rinj që fituan të drejtën e studimit në universitete.
Sipërmarrës e përfaqësues të industrisë së turizmit konfirmojnë nevojën për stafe të kulifikuara duke përforcuar besimin në zgjedhjen e bërë prej të rinjve.
Arsimi profesional mori një peshë të rëndësishme sidomos vitet e fundit edhe me marrëveshjet e bashkëpunimit në fushë të shkollimit e punësimit për profesionistë mes Shqipërisë e disa vendeve të BE , ambasadorët e të cilëve ishin prezentë edhe në celjen e këtij viti akademik në një prej shkollave shqiptare të kulinarisë.
Ndihem e privilegjuar të drejtoj një shkollë kaq emocionuese
Një përshëndetje gjithë studentëve për çeljen e vitit shkollor 2019-2020 në cilësinë e drejtoreshës së përgjithshme e Institutit Kulinar Neranxi: Është një kënaqësi e madhe t’ju mirëpresim në Institutin Kulinar Neranxi.
Ndihem e privilegjuar të drejtoj një shkollë kaq emocionuese dhe të gjallë, e cila ofron mundësi të mëdha për të rinjtë nga e gjithë Shqipëria e më tej. Ne të IKN, jemi shumë krenarë për përkushtimin, etikën e kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse ku vendosim standarde të larta për studentët tanë që të arrijnë maksimumin ne zanatin qe kanë zgjedhur.
Që nga momenti i parë që një student i ri i IKN bashkohet me komunitetin tonë shkollor të chefave , ne dëshirojmë që ata të ndihen të sigurtë me një ndjenjë përkatësie, pasi kjo është thelbësore për suksesin e tyre të ardhshëm.
Infrastruktura jonë e shkëlqyer dhe stafi i përkushtuar do të na lejojnë të implementijmë programet tona në një mjedis profesional, miqësor dhe të përshtatur për çdo nevojë specifike arsimore.
Ne i mbajmë klasat tona dhe grupet e praktikës relativisht të vogla për të krijuar një atmosferë ku mund të ndjeheni komod dhe të qetë, gjë që lejon nxënësit të njohin chefat, laboratorin, mjetet e punes dhe lendet e para me te cilat ata do mesojne te pergatisin receten e tyre të suksesit.
Kurrikula jonë do të vazhdojë të zhvillojë më tej degët e specializimit per masterchef, Studime mbi Nutricionin dhe ushqyerjen e shendetshme dhe departamentet e degeve klasike si kuzhina, pasticeria, bukepjekja, piceria, xhelateria, cokollateria etj .
Vizitorët janë gjithmonë të mirëpritur të bëjnë një takim për të vizituar IKN dhe të shohin nga afër se si punohet dhe çfarë ne u ofrojmë të rinjve të komunitetit të chefave aspirante, të bisedojnë me stafin dhe studentët tanë dhe të na shohin në veprim.
Mezi pres të fillojmë për të siguruar standardin më të mirë të edukimit dhe zhvillimit tuaj personal.
Ju uroj te gjithëve një vit te mbarë!