Albspirit

Media/News/Publishing

KPA rrëzon përfundimisht Bujar Hotin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Bujar Hoti duke e shkarkuar kështu atë nga detyra.

Trupa gjykuese, përbëhej nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë.

Një javë më parë KPK vendosi të shkarkojë nga detyra prokurorin. Në dhënien e vendimit ata arsyetuan se Bujar Hoti kishte bërë në total 19 shkelje përfshi fshehje pasurie, kontrata fiktive e mosdeklarime. Ndër to ishte regjistrimi i  4 mijë metrave katrorë arë, të regjistruar në vitin 1996, të cilat Hoti i kishte përfituar si bujk ndërkohë që ishte prokuror. Ai kishte gjithashtu një sërë kontratash noteriale të ndryshme nga deklarimet për KPK-në apo edhe më herët për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI).

KPA vendosi sot në mënyrë unanime për lënien në fuqi të vendimit për shkarkimin e tij.

Please follow and like us: