Albspirit

Media/News/Publishing

Ledi Shamku, letër miqësore për mësuesit në filimin e vitit të ri shkollor

Fotografia e Ledi Shamku

 

Fort të dashura zysha e mësues, nesër është edhe dita juaj!

Më pak ditare e më shumë dritare.
Më pak prova e më shumë sprova.
Më pak pikëçuditëse e më shumë pikëpyetje.
Më pak udhëzime e më shumë udhë.

Mësuesia nuk ka “job description”, jo fare nuk ka! Mësuesia është të mbrehësh në një parmendë edhe mendjen edhe zemrën, si dy qe.
I grahni dot? Po i grahët, jeni mësues të lindur.
Ju du fort!

Please follow and like us: