Albspirit

Media/News/Publishing

Njerëzit e mirë falin mijëra herë, por kur ikin nuk kthehen më kurrë

Në një botë që po pakësohet gjithnjë e më shumë në vlera dhe principe, bëhet gjithnjë e më e vështirë të dish se kujt t’i besosh që nga momenti që maskat janë pjesë e veshjes së shumë personave.

Shpesh përfundojmë të përballemi me murin, vetëm sepse gjykojmë zemrën e të tjerëve, sipas tonës.

Fatkeqësisht, të jesh shumë i zoti është bërë diçka e rrezikshme.

Ekziston, në kontekst të urryer, nevoja për t’ia dalë në të gjitha sektorët, edhe në mënyra të dyshimta, sikur qëllimi të justifikonte mjetin.

Në këtë botë, ndershmëria dhe impenjimi për të tjerët përfundojnë në gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur, sepse ajo që ka rëndësi vërtet është të ngjisësh shkallët e shtresave shoqërore, në punë, në jetë.

Edhe kështu, shumë njerëz duan ende të besojnë tek qeniet njerëzore, tek miqësia e vërtetë dhe ndjenjat e sinqerta.

Shumë njerëz insistojnë ende tek qëllimi për të qenë të lumtur pa lënduar askënd, pa tradhëtuar, pa mallkuar, pa lënduar tjetrin, duke u vënë në vend të njerëzve me të cilët bashkëjetojnë.

Dhe është pikërisht kështu që i shkatërrojmë marrëdhëniet tona, vetëm pse shumë njerëz do përfundojnë të ngatërrojnë devotshmërinë tonë me skllavërinë, duke abuzuar me atë që kemi për të dhënë.

Megjithatë, do të ketë gjithmonë nga ata që nuk e çmojnë faljen që marrin, sikur të gjithë duhej të falnin çdo herë, në vend që të lëkundeshin.

Shumë nuk reflektojnë dhe nuk do ndryshojnë kurrë. Në fund të fundit, për ta është bota e gabuar, dhe jo ata.

Diçka është e sigurtë: Askush nuk mund të abuzojë me mirësinë e tjetrit gjatë gjithë kohës, sepse vjen një moment kur forca dhe durimi mbarojnë, edhe kur ka dashuri dhe ndjenja.

Njerëzit e mirë falin pa fund, por kur dorëzohen, dorëzohen tërësisht.

Please follow and like us: