Albspirit

Media/News/Publishing

“Shumë mirë që ke avokatë”, Bardhi pyet Babanin: Po në datën 24 Janar 1996 në cilin “hotel” ke qenë?

I menjëhershëm ka qënë përgjigja e Gazment Bardhit, i cili i eshte drejtuar kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babanit me nje tjeter pyetje. Bardhi e pyet konkretisht për datën 24 Janar 1996, lidhur me hotelin ku ai ka bujtur. Pak me herët, Babani i quajti akuzat e PD, shpifje dhe deklaroi se kishte aktivizuar avokatët për të paditur sekretarin e pergjitshëm të PD për shpifje. “Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994. Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë. Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur? Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim. Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete. p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës”,-ka thene ne reagimin e tij Bardhi.

Please follow and like us: