Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Edhe muslimane të mbuluara, po edhe duke grabitur në supermarket

Dy gra të veshura me hixhab janë kapur duke vjedhur në një supermarket në Londrën Lindore. Ato u kapën nga siguria dhe stafi, të cilët i detyruan që të nxirrnin cdo gjë që kishin fshehur poshtë veshjes fetare. Një turmë e madhe njerëzish u mblodh në vendin ku gratë nxorrën  rreth 20 produkte të fshehura dhe pamjet u bënë virale. Njëra prej tyre coi veshjen duke treguar të brendshmet që të vërtetonte se nuk kishte më asgjë të fshehur. Një burrë që po filmonte tha: “Nuk janë myslimane, shikoni çfarë kanë bërë”. Por të dyja pretendonin se ishin besimtare të fesë myslimane. Nuk dihet ende nëse gratë janë lënë të lira apo janë arrestuar.