Edmond Budina viziton Institutin Kulinar Neranxi
Sot Institutin Kulinar Neranxi e vizitoi aktori i njohur Edmond Budina, të cilin e surprizoi dimensioni gjigand i kësaj shkolle profesionale në Tiranë!
Z. Nikollaq Neranxi, duke i shprehur mirëseardhjen aktorit me kontribute të rëndësishme të historisë teatrale dhe kinematografike shqiptare, i tregoi gjithashtu historinë e tij me artin e kulinarisë, shkollën më të madhe të saj në rajon dhe filozofinë e Kompanisë Neranxi të të ushqyerit shëndetshëm për të mos patur nevojë për farmacinë dhe për të jetuar gjatë.
Z. Neranxi e komplimentoi Budinën dhe kolegët e tij për qëndresën që po realizojnë te Teatri Kombëtar.
Please follow and like us: