Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve

Image result for xhoi jakaj

Gjatë një bashkëbisedimi për mënyrën si jetojnë të pasurit dhe të varfërit, si për të siguruar një lloj ngushëllimi dikush më tha: Të dy palët një ditë vdesin e asgjë nuk marrin me vete.
Përgjigja ime ishte.
I varfëri vdes për ditë nga pak sepse:
1- Nuk konsumon dot ushqime të mira.
2- Nuk frekuenton pushime të qeta e jo më ato të shtrenjtat.
3- Nuk siguron dot një palë analiza të sakta dhe një mjek të mirë që të kurohet pasi kushton e kuleta nuk ia mundëson.
4- S’ka mundësi të sigurojë dot medikamentet, shto dhe faktin që shumica janë të skaduara?!
5- I mungojnë të ardhurat për të shkolluar fëmijët, për libra, fletore, kurse private dhe rroba të bukura që e vuajnë në infinit fillimin e shkollës, fëmija dhe prindi, madje në zonat malore nuk ka as shkolla, por ka zënë vend tollumja e Lulit të vocërr dhe analfabetizmi po rikthehet si dikur.
6- Jeton gjithnjë në panik se nuk ka mundësi të paguajë, ujë, drita, taksa mujore që sot janë shtuar pafund.
7-Lëre pastaj të ketë mundësi të ndjeke terapi për sëmundje veshkash si dializa, për të kuruar reumatizëmën që vjen nga lagështira dhe jetesa në varfëri, dhimbjet e kyçeve, fizioterapi nëse ka thyer ose krisur ndonjë pjese të trupit…
8- Fjalë të huaja janë shërbimet ekstra, trajtim fytyre, trupi, flokësh, këmbësh e duarsh ose të shijojë një koncert, teatër, opera për arsye se nuk ka para për këto lloj shërbimesh.
9- E kupton dot i pasuri të varfërin. Jo jo, kurrsesi jo.
10- Ja pra që përgjatë një muaji listova 10 lloje vdekjesh të ngadalta që i vijnë një personi, i cili jeton me paga minimale, ose me asistence sociale të lodhur, për të mos folur për dhjetra e mijra të papunë.
I pasuri edhe kur sakrifikon për të vendosur pasuri nuk kalon kurrë dramat që përjeton një i varfër gjatë jetës së tij të mundimshme.
Ktheni sytë nga të varfërit se janë shtuar shumë.
Endrra ime për momentin është të më jepet mundësia për një emision bamirësie ku të jetë i vërtetë, pa gënjeshtra dhe të ndihmojë sa më shumë të varfër.
Sot vetëm një emision i tillë ekziston në Shqipëri. Nuk po përmend fare emra se vetë puna flet.
Mbase do duhet një Robin Hood…?!

Please follow and like us: