Arba Kokalari zgjidhet zv.presidente e PE-së për Partitë Popullore
Arba Kokalari zgjidhet zëvendëspresidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore. Në profilin e saj publik në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin. Arba Kokalari, 32 vjeçe nën programin e partisë “Moderata” arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament, përcjell albinfo.ch. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Arba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunist. Musine Kokalari është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin ’46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946 ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burgim. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vjet të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981 u sëmur me kancer dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk iu dha as mundësia për t’u kuruar në spitalin onkologjik.