Albspirit

Media/News/Publishing

ADALENA SEFERI: E rritur me publikun

Adalena Seferi është nga ato këngëtare që punon shumë dhe i mirëmendon projektet që sjellë. Së fundmi ka publikuar një këngë me motive të vjetra, të risjellë në kuadër të xhirimeve të Vitit të Ri me titull “Gurbeti”. Ajo që Adalena ka në plan të sjellë është një album live në fillim të vitit 2019 dhe këto e gjëra të tjera ajo i zbulon në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA

 

Blerand REXHEPI

KOHA: Adalena nën një përshkrim të shkurtër, çfarë duhet të dijë lexuesi i “Koha” për Adalenën dhe jetën e saj artistike?

Adalena Seferi: Përshëndetje! Ju falënderoj për ftesën. Kam rreth 9 vite që performoj live në ambiente të ndryshme muzikore. Me gjithë pasiguritë që kam pasur në fillim për daljen para publikut, le të themi që jam rritur në çdo kuptim para publikut. Kam mësuar aq shumë saqë gjej rastin të falënderoj çdo njeri qe ka qene prezent ne ambientet ku un kam performuar apo që më ka ftuar në gëzimet e veta.

KOHA: Thjesht, duke të parë në daljet e tua në klip apo në qasje të tjera në evente apo koncerte, ti më jep përshtypjen e një vajze të guximshme dhe të fortë. Çfarë të karakterizon tjetër?

Adalena Seferi: Faleminderit për vlerësimin. Zakonisht nuk flas për veten. I le të tjerët të flasin për mua.

KOHA: Të është dashur të presësh shumë derisa u bëre pjesë e botës së muzikës?

Adalena Seferi: Po. Të jesh pjesë e tregut nuk është e lehtë. Duhet të dish çfarë po jep dhe si po e jep. Akoma nuk jam pjesë ashtu siç dua unë. Pres më shumë nga vetja!

KOHA: Sapo ke publikuar edhe një këngë me titull “Gurbeti”, në kuadër të xhirimeve të Vitit të ri apo jo?

Adalena Seferi: Po, kënga “Gurbeti” është ripërpunim i një këngë të vjetër të zonës së Lumës së Kuksit me motive folklorike të cilën e  risollëm me motive moderne. Që në ditët e para të lançimit është pritur mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu.

KOHA: Kam lexuar diku që po përgatit edhe një album, është koha për të thënë diçka më shumë?

Adalena Seferi: Po e vërtetë. Është një album ku kam krijuar mundësinë të pasqyroj një pjesë të asaj çfarë kam bërë ndër vite. Besoj qe do të mirëpritet dhe tek publiku!

KOHA: Çfarë të josh më tepër nga bota e showbizit?

Adalena Seferi: Ah, më josh e panjohura dhe synimi. Sa më të vështirë t’a kem aq më shumë e dua. Më pëlqejnë sfidat.

KOHA: Në thelb, ti bën muzikë për veten apo për të tjerët?

Adalena Seferi: Unë jam ajo që ju servir të tjerëve atë që unë kam brenda vetes. Besoj që përçoj mesazhin që kam brenda vetes tek të tjerët. Jam ndërmjet të dyjave pasi janë të ndërthurura bashkë.!

KOHA: Thonë që jeta e këngëtarëve është e mbushur me qejf e argëtim. Është e tillë edhe jeta jote?

Adalena Seferi: Deri diku. Kemi dhe ne ato obligimet tona, por është bukur të merresh me art, t’i bësh njerëzit ndihen mirë.

KOHA: Çfarë do t’i kërkoje të ardhmes afatshkurtër dhe asaj afatgjatë?

Adalena Seferi: Asaj afatshkurtër të arrij t’i kryej në kohë disa obligime që i kam me ndihmën e Zotit, asaj afatgjatës shëndet për veten dhe për njerëzit e dashur dhe pse jo një marrëdhënie të konsoliduar.

KOHA: Pika jote e dobët?

Adalena Seferi: Familja!

KOHA: Nëse do ishe një këngë…

Adalena Seferi: Calling U-Outlandish

KOHA: Cilët janë kufijtë që i ke vënë vetes?

Adalena Seferi: Liria ime përfundon aty ku fillon e tjetrit.

KOHA: Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?

Adalena Seferi: Koha e kaluar me njerëzit e dashur!

KOHA: Je tip që më shumë kërkon falje apo fal?

Adalena Seferi: Më shumë fal, nuk para kërkoj falje. Kur ndodh është serioze çështja!

KOHA: Dashuria, sipas teje, është një çast apo përjetësi?

Adalena Seferi: Fillon nga një çast nëse është dashuri vazhdon deri në përjetësi.

KOHA: Si ndihesh kur ndodhesh në një qytet ku s’të njeh njeri?

Adalena Seferi: Aventuriere e lumtur gati të njoh qytetin në çdo cep a skutë të tijin.

KOHA: Si e sheh jetën tënde në këtë moment të saj?

Adalena Seferi: E shoh duke menduar dhe punuar për të ardhmen. Rëndom më ndodh që të flas e të bisedoj me njerëzit rreth diçkaje, por mendoj për të ardhmen.

Please follow and like us: