Robert O’Brien zëvendëson John Bolton, si Këshilltar Kombëtar i Sigurisë
Presidenti Donald Trump zgjodhi diplomatin Robert C. O’Brien, si Këshilltar Kombëtar të Sigurisë në vend të Ambasadorit John Bolton.
O’Brien shquhej mes pesë kandidatëve të listës së fundit të njoftuar nga presidenti për punën e tij si kryenegociatori në Departamentin e Shtetit për lirimin e pengjeve.
Në këtë detyrë ai kishte lënë përshtypje të mëdha të Presidenti Trump, me suksesin e tij në lirimin e pengjeve amerikane në Korenë e Veriut dhe në Turqi.
Zgjedhja e tij e shpejtë ishte e domosdoshme, sidomos për shkak të tensionimit të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve me Iranin, pas sulmit të fundit anonim mbi pikat e naftës të Arabisë Saudite.
Presidenti, sipas stilit të tij, e bëri njoftimin në rrjetin shoqëror Tuitër.
Ndryshe nga paraardhwsi i tij, Bolton, O’Brien nuk wshtw i njohur pwr deklarata kundwrthwnwse e problematike, pwrfshi edhe Ballkanin.
Shumë shqiptarë e mirëpritën largimin e ish-Këshilltarit Kombëtar Bolton, për shkak të kundërshtimit që i bëri pavarësisë së Kosovës në 2008. (Ruben Avxhiu)