Albspirit

Media/News/Publishing

Video/I veshur kuq e zi, momenti kur Arbër Çekaj mbërrin në Rinas

Ky është momenti kur avioni që transportonte Arbër Çekajn nga Gjermania drejt Shqipërisë, ulet në Rinas. I veshur me një triko të kuqe dhe xhinse te zinj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë zbriti nga shkallët e avionit. “Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Dyzeldorfi, Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.Ç. (K.), 39 vjeç, banues në Tiranë”. Me pranga në duar ai u mor në dorëzim nga efektivë të policisë shqiptare dhe nga aty u transportua me furgonin e policisë drejt burgut 313 në kryeqytet. 39-vjeçari  akuzohet për trafikim të narkotikëve. “Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim”.

 
Please follow and like us: