Dritan Shano: Tirana ka 4 ditë pa ujë, Veliaj shet pordhë dixhitale në Londër!
Mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare me sytë nga Tirana?! Një pjesë e madhe e Kryeqytetit ka 4 ditë pa ujë! Kryetari i bashkisë bën pordhë dixhitale në Londër. Po dixhitale as pihet as lahet.
Asnjë investigim, asnjë përgjegjësi a thua se kjo është gjëndje normale.
Emisionet euro-milionere të darkës merren me Bllokun e Enver Hoxhës dhe Tahirin a thua se këto gjëra janë më të rëndësishme se furnizimi me ujë i banorëve. Portalet, shtypi, etj., nuk merren me furnizmin me ujë se u duket çështje ordinere; ato merren me reforma dhe me porositë e Merkel ndoshta. Ndërkohë, qytetarët e Tiranës kanë 2 vjet që paguajnë ujin sikur të ishte parfum francez.
A është kjo strategjia e administratës bashkiake për të dhënë ujësjellësin e Tiranës me konçesion tek klienti i rradhës? Me këtë duhet të merret Prokuroria e Republikës, edhe pse drejtorit të Sarandës që eksperimentoi duke e lënë qytetin bregdetar pa ujë për 3 ditë rresht nuk i hyri gjemb në këmbë.
Kur do kem ujë në rubinet zotërinj të bashkisë?