Shqiptari vret me shkop bashkëshorten, OJQ e grave vijojnë të rruajnë fondet e huaja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vienë të Austrisë. Mediat vendase shkruajnë se mëngjesin e së shtunës një grua 32-vjece shqiptare u vra nga nga burri i saj. Duke specifikuar detajet, mediat shkruajnë se motivi i krimit dyshohet të jetë xhelozia që kishte pasur burri nga Kosova. 32-vjeçari e kishte vrarë gruan pasditen e së premtes duke e goditur për vdekje me një shkop druri. Po vetë do të lajmëronte pastaj policinë. Gruaja, siç raportojnë mediat lokale, 32 vjeçe, kishte plagë në pjesën e pasme të kokës. 32-vjeçari u arrestua menjëherë me dyshimin për vrasje. Ai do të merret në pyetje sot, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger. Ndërkohë në Kosovë dhe në Shqipëri janë disa shoqata të mbrojtjes së gruas, por ato janë fokusuar në grabitjen e fondeve ndërkombëtare.