Sihana Shalaj bëhet pjesë e sfilatës së “Prada”
Vajza që shihni në foto quhet Sihana Shalaj. Ajo është me origjinë nga Kosova dhe sapo ka bërë realitet ëndrrën e saj më të madhe. Si modele, së fundmi ajo është bërë pjesë e sfilatës së “Prada”, ku ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka sfiluar për koleksionin e ri të sezonit Pranverë/Verë të vitit 2020.
E veshur e gjitha me të zeza, ajo ka depërtuar në një nga sfilatat që shumë modele e kanë ëndërr. Tashmë ajo ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e njohur dhe mezi po presim të shohim sukseset e saj të radhës.
Please follow and like us: