Albspirit

Media/News/Publishing

Tahiri: Dy vjet gënjeshtra brenda e jashtë prokurorisë, dy vjet heshta për hir të drejtësisë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë para mediave për të shpjeguar ashtu siç tha ai të vërtetën e tij. Tahiri e nisi deklaratën e tij me tone të larta duke i cilësuar gënjeshtra akuzat ndaj tij jo vetëm nga prokuroria.

“Nuk është më e re as për ju e as për njeri se si kaluan 2 vite dhe se si pas 2 vitesh hetime nga Prokuroria për Krime të Rënda me akuza dhe më të rënda karroca e prishur e dyshimeve për mua ndaloi në stacionin e parë. Dy vjet gënjeshtra brenda e jashtë Prokurorisë dhe për 2 vjet me radhë heshta përballë gjithë akuzave e gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë dhe për të mos e çuar kurrë gjyqin para drejtësisë. Unë kam besuar që nuk duhet të ishte një gjyq popullor por shembullor”, tha Tahiri.

Më tej ai vijoi duke thënë se, “Sa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë e tyre për mua me shpifje e akuza dhe sa analistë kanë nxjerrë konkluzione të gënjeshtërta për mua. Heshtja ime gjithmonë vinte e bëhej më e rëndë, heshta në të mirë të drejtësisë. E kisha kollaj ta mbaja mandatin e deputetit. E kisha kollaj të shfrytëzoja politikën fundja siç kanë bërë të tjerët para meje pa asnjë përjashtim. Kanë ndenjur në parlament dhe kanë mbajtur mandatin e deputetit. Unë nuk e bëra. Bëra të kundërtën.  Ndërpreva çdo aktivitet politik”.

Më tej ish- ministri theksoi se është më mirë rreziku nga padrejtësia se sa drejtësia që të bën politika ku radha e servilave e shushunjave shtohet e shtohet në kurriz të popullit.

“U përballa edhe me ata ca që heshtën sikur te mos kisha ekzistuar kurre dhe me ata që s’mu ndanë nga fyti që nga dita ime e parë në politik. Por mire kane bere. Se burrat dallohen nga cilësia e armiqëve që kanë. Këtë rrugë zgjodha. Edhe kur isha ministër edhe tani, me këtë rrugë do edukoj fëmijët e mi, vetëm për të vërtetën time. Që kur nisi ky proces mbajta akuza nga më monstruozet”.

Please follow and like us: