Foto e modifikuar nga jashtë redaksisë, të zbardhet e vërteta për tërmetin, “Shekulli” distancohet
Dje në mbrëmje ka pasur një tentativë dashakeqe për t’ia atribuuar gazetës “Shekulli”, lajmin e pavërtetë që përhapi panik tek qytetarët. Lajmi se në orën 23:30 do të binte një tërmet i fortë 6 ballë është një foto-titull i modifikuar i cili nuk është publikuar asnjë moment në faqen online shekulli.com.al, por ka qarkulluar në formën e një fotoje të modifikuar në rrjetet sociale.
Në faqen online është publikuar intervista e huazuar nga “Top Channel” me sizmologun grek. “Shekulli” do të kërkojë që e vërteta e këtij ‘fake news’, i cili nuk ka qarkulluar me lajm shpjegues, por vetëm me anë të një fotoje të përhapur me shpejtësi, të dalë sa më parë, ndërsa gazetarja e akuzuar dhe jo e arrestuar, Daniela Grrica distancohet nga lajmi, duke kërkuar zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Ndjesë për qytetarët, që ranë pre e dolën në panik jashtë banesave dhe garanci për ta se “Shekulli” nuk ka qenë burimi.