Prof. Dr. Vlash Mara: Instituti Kulinar Neranxi, zgjedhja më e mirë!
Dëshiroj të shpreh për nxënësit disa drejtime dhe kërkesa për përgatitjen e tyre në Institutin Kulinar Neranxi.
Së pari, vëmendje e veçantë në njohuritë për cilësinë e sigurinë ushqimore, si dhe higjienën dhe shëndetësimin e ushqimit, për të gjithë sektorët e vargut ushqimor, në tërësi, dhe i sistemit të ushqimit, si kulinaria dhe shërbimet e tipit restorant hotelier, katering, shkollat, spitalet, mencat dhe njësitë e tjera të shërbimeve të produkteve prej brumi, pastiçeritë e pijet, në veçanti.
Së dyti, vëmendje në përgatitjen e kualifikuar në specialitetet e kulinarisë e të pasticerisë, kuzhinier, pasticer, bukëpjekës e picajol, xhelatier, barman, kamarier dhe menaxher hoteli dhe përgjegjësisë për detyrën që do të kryeni si profesionistë të fushës, mbasi ju jeni aktorët e fundit të sistemit të shërbimit të ushqimit, përgjegjës jo vetëm në përgatitjen me cilësi të ushqimeve, por edhe të mbrojtjes së shëndetit të njeriut, për sëmundjet që vijnë nga ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit.
Së treti, ushqimi është ende një objekt i panjohur. Instituti Kulinar Neranxi siguron standarde të cilësisë së mësimdhënies të kohës, ku një prej tyre është personeli mësimdhënës i shefave të guzhinës me një eksperiencë shumëvjeçare në veprimtarinë profesionale dhe në mësimdhënie. Edhe unë kam kënaqësinë të jem një nga mësimdhënësit, krahas me shefat e kulinarisë të këtij instituti, për të motivuar vetvehten dhe eksperiencën në dispozicion të formimit tuaj shkencor dhe teknik. Në dispozicionin tuaj është një bazë e fuqishme laboratorike dhe një program intensiv për njohjen e teknikave të gatimit dhe përgatitjen e pjatave të reja dhe në vendet ku do të punësoheni, të thoni se kam përfunduar studimet në Institutin Kulinar Neranxi.
E kush më mirë se ju duhet ta njohë ushqimin. Prandaj, shpreh mendimin se keni bërë zgjedhjen më të mirë.