Albspirit

Media/News/Publishing

Puna dhe dashuria në horoskopin javor, 23-30 shtator 2019

Dashi 21 mars – 20 prill

Kjo jave nuk ka për te qene shume e mire për ata qe kane një lidhje, madje në shumë raste debatet mundet te jenë edhe të zjarrta. Bëjini ju hapat e para sepse përndryshe nuk do dilni dot nga hendeku ku keni rënë. Beqaret do kenë shumë dëshirë ta ndryshojnë jetën e tyre, por po nuk bene vete përpjekje nuk ka për t’ia dale dot. Ne planin financiar duhet te ndiqni një disipline strikte sepse po ju filluan problemet, zor se do i ndalni dot lehtësisht. Shëndeti për fat te mire ka për te qene i kënaqshëm. Do ndiheni me mire dhe do merrni fryme me lirisht. Mundohuni te shmangni paksa alkoolin. Ne pune do ju duhet te bëni pak me shume përpjekje për t’i përfunduar ne kohe detyrat e nisura. Jeta familjare do jete goxha e këndshme.

Demi 21 prill – 21 maj

Kjo ka për te qene një jave mjaft e favorshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Venusi do mundohet t’ua beje çdo çast sa me te bukur dhe emocionet do jene te jashtëzakonshme. Beqaret do jene ne kërkim te një lidhjeje te qëndrueshme dhe do refuzojnë çdo ftese për aventura kalimtare. Financat do jene te konsoliduara, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni kuturu për çdo gjë qe dëshironi. Po e bëtë këtë gjë keni për te mbetur keq ne një moment. Shëndeti do kërkojë akoma me tepër kujdes se me pare. Mos neglizhoni as dhimbjet e kokës apo te kraharorit. Ne pune do ja dilni mbanë pavarësisht vështirësive dhe pengesave qe do ju dalin. Edhe me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.

Binjaket 22 maj – 21 qershor

Gjate kësaj jave nuk do keni për çfarë te qaheni ju te dashuruarit sepse gjerat do ju shkojnë fiks ashtu si i kishit menduar. Partneri do tregohet i gatshëm për t’iu shoqëruar ne çdo aventure qe do mendoni. Beqaret do jene aventuriere gjithashtu dhe do kalojnë një periudhe plot emocione. Ata mundet te takojnë edhe princin e kaltër. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj dhe gjendja ka për te qene e shkëlqyer. Ne pune do keni rezistence te mire fizike dhe morale, por mundohuni te mbani ndonjë regjim ushqimor. Jeta profesionale do jete goxha e qëndrueshme. Do jeni shume te matur me çdo hap dhe do i arrini objektivat. Jeta familjare do jete harmonike.

Gaforrja 22 qershor – 22 korrik

Këtë jave mund te kaloni edhe disa vështirësi te vogla juve qe jeni ne një lidhje, por me pak durim dhe tolerance gjithçka do kaloje shpejt. Pranojini edhe gabimet dhe nga ana tjetër mundohuni te bashkëpunoni për te zgjidhur çdo problem. Beqaret do mendojnë vetëm për te tashmen dhe do shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për te kaluar disa momente te këndshme. Plutoni do sjelle sukses tek financat kështu qe gjendja ka për t’u përmirësuar. Shëndeti ka për te qene i paqëndrueshëm, kështu qe here pas here mund te përballeni edhe me vështirësi dhe do keni shqetësime. Mos e teproni me medikamentet. Ne pune duhet te jeni sa me diskrete qe te mundeni ne mënyrë qe askush mos ju pengoje. Familja pa vështirësi.

Luani 23 korrik – 22 gusht

Kjo jave ka për te qene shume e këndshme për ju te dashuruarit. Do kaloni edhe momente pasiononte e te mbushura me emocione fantastike. Beqaret ka mundësi te mos i takojnë tani personat e ëndrrave, megjithatë nuk do kalojnë një dite te keqe. Miqtë do i bëjnë shpesh te qeshin. Financat do jene te shkëlqyera dhe do ndiheni përherë te qete sa here qe te shpenzoni. Shëndeti do jete i favorizuar, madje edhe ata qe kane vuajtur nga probleme serioze do ndihen me te qete. Beni vetëm pak kujdes me ushqimin. Ne pune mund te keni disa vonesa ne përfundimin e projekteve, megjithatë ambicia dhe vendosmëria nuk do ju mungojnë. Përfundimet do jene te mira. Jeta familjare do jete e mire dhe do pajtoheni me ata qe jeni zënë.

Virgjeresha 23 gusht – 23 shtator

Mos bëni gabim te flirtoni me persona te tjerë gjate kësaj dite sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do ndikohen pozitivisht nga Hëna dhe mund te fillojnë lidhje romantike. Gjithçka do ndodhe ne mënyrë te papritur dhe emocionet do jene me te forta. Financat do jene goxha delikate ditët e para. Me zor do arrini t’i vini fre vetes dhe vetëm ne fundjave situata do përmirësohet. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Beni një kontroll tërësor për te pare me mire gjendjen. Ne pune duhet te mobilizoheni dhe t’i çoni ne rrugën e duhur projektet e nisura. Ne familje do mbizotërojë harmonia ne çdo moment.

Peshorja 24 shtator – 23 tetor

Këtë jave duhet te bëheni gati për ngjarje te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Partneri do ju surprizoje ne momenti qe me pak do e prisni dhe kjo do ju emocionoje pafund. Nuk e kishit menduar asnjëherë se ai mund t’iu bënte diçka te tille. Beqaret do ndihmohen nga Dielli dhe do e gjejnë dashurinë e madhe me shpejt nga sa e kishin menduar ndonjëherë. Me shpenzimet nuk duhet te jeni impulsive sepse kjo gjë mund t’iu sjelle goxha probleme. Shëndeti ka për te qene i mire pasi do keni mbrojtje te shkëlqyer imunitare. Ne pune duhet te ecni gjithmonë me program ne mënyrë qe t’i arrini me pare objektivat. Jetën familjare do e rrethoje gjithë kohës energjia pozitive dhe gëzimi.

Akrepi 24 tetor – 22 nëntor

Beni gjithmonë atë qe do ndieni këtë jave dhe mos mendoni asnjëherë vetëm për veten tuaj. Partneri nga ana e tij do mendoje çdo çast si t’iu beje sa me te lumtur. Beqaret do fillojnë si pa kuptuar një lidhje e cila do ua ndryshoje jetën për mire. Buxheti deri ditën e mërkurë do jete goxha delikat, por me pas do i kuptoni gabimet dhe do merrni masa për ta ndryshuar gjendjen. Ne çdo moment do keni edhe mbështetjen e miqve. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak sepse ai do jete edhe me i mire nga sa ju e kishit ëndërruar. Ne pune duhet te jeni realiste dhe çdo hap duhet ta hidhni me maturi. Ne këtë mënyrë nuk do ju dalin as probleme. Jeta familjare do jete gjithë kohës e mbrojtur.

Shigjetari 23 nëntor – 21 dhjetor

Këtë jave do mendoni me shume për te ardhmen tuaj dhe do filloni te bëni disa projekte. Dëgjojeni edhe mendimin e partnerit, mos kërkoni ta vendosni vete gjithçka. Beqaret do kenë takime pa fund, por mund te nisin vetëm aventura kalimtare. Ende nuk ka ardhur koha për dashurinë e madhe. Edhe pse problemet financiare do jete te shumta nuk duhet absolutisht te dekurajoheni. Me pak mund do arrini te dilni nga telashet. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se do jeni mjaft dinamike dhe do keni rezistence te mire fizike. Ne pune do e konsolidoni pozicionin qe keni dhe do arrinin suksesin e shumëpritur. Familja do kaloje një jave te gëzuar.

Bricjapi 22 dhjetor – 20 janar

Këtë jave yjet nuk do ndikoje aspak negativisht tej lidhja juaj dhe ka mundësi qe ajo te thellohet edhe me shume. Do qëndroni edhe me tepër kohe pranë atij qe dashuroni dhe do argëtoheni pafund. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi reale për te realizuar disa takime mbresëlënëse. Buxhetin do e menaxhoni me aq përkujdes dhe përpikmëri saqë te gjithë do ju adhurojnë. Nuk do keni as problemin me te vogël ne këtë sektor. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla si për shembull: dhimbje stomaku, koliti apo dhimbje shpine, por gjendja do normalizohet ditën e enjte. Ne pune do merrni vendime te menjëhershme e te pamenduara mire, por qe për fat te mire do ju çojnë ne rrugën e duhur. Familja e qete.

Ujori 21 janar – 19 shkurt

Duke u nxitur nga Merkuri këtë jave do i njihni edhe me mire cilësitë qe keni. Partneri do doje t’iu ketë përherë pranë dhe do ju dashuroje me pasion te madh. Ne fundjave madje kënaqësia do arrije kulmin. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin pafundësisht ftesa. Tashme ata do e kenë te drejtën te bëjnë zgjedhjen qe do duan. Buxhetin  do dini si ta menaxhoni me kujdes ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin mire. Nuk do gjendeni ne situata te sikletshe. Shëndeti mund te ketë edhe ndonjë moment delikat kur mund te ndiheni pa fuqi. Gjithsesi probleme te renda nuk keni për te pasur. Ne pune do jeni mjaft praktike dhe do e bëni çdo gjë me qejf te madh. Jeta familjare do jete e animuar.

Peshqit 20 shkurt – 20 mars

Mos e bëni xheloz partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne momentin qe me pak e prisni. Mundohuni nga ana tjetër te ruani një komunikim te mire me te sepse ajo mund ta forcoje edhe me tepër lidhjen. Beqaret me shume gjase do realizojnë një nga takimet me mbresëlënëse dhe jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Financat do jene tejet delikate, kështu qe shmangni çdo shpenzim te panevojshëm. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar ditët e para, por mund te përmirësohet shpejt fale perkujdesit qe do tregoni. Ne pune Dielli do ju nxite te jeni akoma me ambicioze. Do bëni gjera te cilat do i lënë me goje hapur te gjithë. Familja do jete e kënaqshme.

Please follow and like us: