Albspirit

Media/News/Publishing

Zhan Moreas: FORCË E DASHURISË

Image result for Zhan Moreas

Isha një degë e tharë, e vrarë, në pemë zgërbonjë e hije,
isha një gonxhe krejt pa erë, një lule krejt pa shije,
nuk kisha ngjyrë e as freski, i zbehtë porsi limua,
sa nuk më qasej as një zog një këngë të thosh për mua.

Por sapo ti më shkove pranë dhe ëmbël më vështrove,
ç’ mu mbushën gjethet jeshillëk plot dritë edhe aromë,
veç ti e di se pa atë shikim që më dërgove
do isha një kufomë!

E kisha zemrën mbushur helm, farmak pikonte goja,
hiqesha zvarrë gjysëm i gjallë mbi baltë të varrit tim,
më synë e turbullt e plot lot, pa shpresë të fluturoja,
një monopat drejt vdekjes vetë kërkoja, pa kuptim

por befas jeta u mbush gaz e terrin ti dëbove,
sa vure buzët përvëlim tek buza ime e ngrirë,
veç mirë e di se pa atë, puthjen që më dhurove,
do isha vdekur, shtrirë!

Shqipëroi: Arqile Garo
nga libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”.

Please follow and like us: