Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet zv.drejtoresha e kadastrës në Durrës, shpallet në kërkim ish-drejtori Gjuzi

Zëvendës Drejtoresha e Kadastrës Durrës, Lusiena Kola është arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Flamur Gjuzi, të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në bregdet. Kola, aktualisht Punonjësje e Kadastrës, Durrës, është lënë në masë “Detyrim paraqitje” nga Gjykata e Shkallës së Parë të qytetit bregdetar, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi. Në komunikatën e Policisë së Shtetit ngjarja nuk është pasqyruar. Zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme. Dyshja në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën bregdetare, por edhe në pjesë të tjera të qytetit të Durrësit. Ditën e premte, Dosja.al njoftoi se u shoqëruan në komisariat punonjës të Kadastrës, ndërkohe që të shtunën, prokuroria ka kërkuar për shtetasen Lusiena Kola masën “Arrest me burg”, por gjykata vendosi masën “Detyrim paraqitje”.

Please follow and like us: