Qendra Xhoi & Xhulia, seminar gjithëpërfshirës me trajtime psikologjike
“FOL ME MUA” është sllogani i seminareve gjithëpërfshirëse me trajtime psikologjike nga Qendra Xhoi & Xhulia nga dt- 23-30 shtator 2019 ku kulmon me një aktivitet të madh në drejtorinë e konviktit te shkolla e mesme ekonomike.
Java e parë do jetë trajtime vullnetare nga psikologet tanë që janë shumë profesionistë dhe të përkushtuar për të dhënë asistence sociale e psikologjike falas, kjo erdhi si pasojë e ditëve të ngarkuara me stres nga tërmeti i shpeshtë i këtyre ditëve.
Ne zgjodhëm këtë lloj shërbimi për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve shpirtërisht që në stomakun e tyre kanë akumuluar ankthin kur do ndodh tërmeti i radhës
Sot kishim 3 seanca dhe puna jonë dha rezultat pozitiv.
Duhet patjetër të bëjmê vepra të mira dhe të verteta këtë periudhe, si dhe t’i lëmë menjëanë llafet e tepërta në rrjetet sociale, me shumë se kurrë duhet të jemi solidarë e mbështetës ndaj njëri- tjetrit e jo gjykues, si e përjeton njëri termetin nuk e përjeton tjetri?
Qetësi
Paqe
Mirësi
Solidaritet
Dhe shumë dashuri mes nesh gjatë kesaj periudhe. Të gjithë kemi nevojë…