Rama reagon pas votimit të Bundestagut: Faleminderit Angela
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të parlamentit gjerman pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama falënderon të gjithë ligjvënësit gjerman që votuan pro çeljes së negociatave, ndërsa për ata që votuan kundër kryeministri thekson se Shqipëri do i bindë në çdo hap me fakte.
“Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE. Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave. FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË”,-shkruan Rama.
Please follow and like us: