Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Karremi i reformës zgjedhore për opozitën

Opozita e bashkuar do marrë pjesë tek reforma zgjedhore, që do diskutohet në një hotel në Tiranë.

D.m.th ata që hynë në parlament, pasi u konsultuan me “familjet” dhe “aleatët”, i bie të ripranohen në partitë nga të cilat u përjashtuan.

Ata do miratojnë vendimet e marra në hotel.

Jua pafshin hajrin e tua ndjejnë lezetin!

Ky në fakt ishte dhe karremi që u hodh për të shtyrë kohën e agonisë dhe të kaosit që ka vendi i sunduar i gjithi nga një njeri i vetëm.

Ndërkohë, insistoj se zgjedhjet nuk i shkatërroi Kodi Zgjedhor as mungesa e reformës zgjedhore. Zgjedhjet i shkatërroi qeveria, policia, Kolegji, KQZ dhe llogjika politike e sundimit të Rilindjes.

Nejse, si ta kenë!

Sa më takon, vijoj të mbështes nevojën ulëritëse që ka vendi për parlament pluralist dhe për rotacion politik.

Për të tjerat, kismet!