Biznesmeni i njohur: OSHEE po na dëmton më shumë se tërmeti!
Kur fatkeqësine nuk ta sjell Zoti, por OSHEE!
Nga Nikollaq Neranxi
Në autostradë ka ndërprerje të energjisë elektrike çdo 5 minuta prej disa ditësh! Makineritë po shkatërrohen!
OSHEE nuk mban asnjë përgjegjësi! Po i çove në gjyq, nuk fiton asnjë sepse OSHEE ka pas vetes shtetin, edhe pse po na shet një mall të skaduar dhe jashtë parametrave!
Ndërkohë me ne shteti sillet si taksidar dhe nganjëherë edhe si gjobëvënës dhe kurrë nuk bën diçka që të ndihmojë biznesin, i cili e mban këtë vend me taksa!
Natyrisht kjo nuk ndodh vetëm me kompaninë time, por më bën përshtypje se si ka mundësi që të gjithë rrine të strukur dhe askush nuk ngre zërin?
Edhe sa do durojmë të na tallin në këtë mënyrë? Edhe sa do ta durojmë OSSHE-në, këtë kompani hajdute?
Këtë shkrim gjithashtu mund ta lexoni:
Biznesmeni i njohur: OSHEE po na demton me shume se termeti!
Nikollaq Neranxi/ Edhe sa do ta durojmë OSSHE-në, këtë kompani hajdute?