Albspirit

Media/News/Publishing

KOMPLEKSI TEATROR KOMBËTAR NËN NJË KËNDVËSHTRIM MODERN ARKITEKTUROR DHE NDËRTIMOR

Dr. Enriko Ceko

Komplekti Teatror Kombëtar i Shqipërisë, në qendër të Tiranës, që përfshin Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental Kombëtar dhe sheshin midis tyre është një kompleks ndërtesash me vlera historike, kulturore, artistike, trashëgimore, teatrore, etj. Ky kompleks është ndërtuar si pjesë e planit rregullues të qendrës së Tiranës, financuar mbi bazën e Marrëveshjes Italo – Shqitare të vitit 1938 dhe ndërtesat janë realizua nga firma “Pater Costruzioni Edili Speciali”, me qendër në Milano. Kjo firmë në fund të viteve “20 të shekullit XX, zhvilloi një sistem të ndërtimit të objekteve me shpejtësi dhe me kosto të ulët. Emri Pater vjen nga inxhineri zviceran Dario Pater, i cili ishte i pari që zhvilloi sistemin ndërtimit me parafabrikate, duke përdorur materiale natyrore, gjë që rezultoi shumë e suksesëshme.

Sistemi i ndërtimit Pater, i patentuar ne Itali dhe ne vende te tjera, ishte në atë kohë një sistem pionier ndërtimi shtëpish dhe objektesh të tjera parafabrikat, bazuar në përdorimin e materialeve të ndryshme si beton, dru nga specie pyjore italiane dhe panele popolit (fibra druri të mineralizuara me beton të markave të larta, për izolim termik dhe akustik).

Në aspektin historik ndërtesat me panele njihen prej shekujsh. Për shembull në vitin 1624 në Kepin Ana (Oqeani Atlantik), u ndërtuan shtëpi me material panel, që ishin lehtësisht të lëvizshme. John Rollo përshkruan se në vitin 1801 në Indinë Perëndimore u ndërtua një spital i lëvizshëm. Reklama e parë e një shtëpie me material parafabrikat është publikuar në vitin 1837 në Australi, kur vala e emigrantëve nga Britania u shtua shumë dhe importimi i këtyre shtëpive nga Britania në Australi arriti kulmin në vitin 1953. Anijet e ngarkuara me këto shtëpi vinin nga Liverpuli, Bostoni dhe Singapori.

Në Luftën e Krimesë, në vitin 1855 është ndërtuar një spital me material të pafabrikuara për një periudhë 6 mujore, me ngarkesë rreth 1.000 pacientë me sanitim, ventilim dhe tualete të kompletuara. Më tej, fabrikuesi William Eassie ndërtoi 16 spitale të tilla në Gloucester (Britania e Madhe) dhe i dërgoi në Dardanele, ku vdekshmëria pas arritjes së këtyre spitaleve ra nga 42% në 3.5%.

Apartamentet e para të parafabrikuara janë ndërtuar në Liverpul, nga inxhineri John Alexander Brodie, që është edhe shpikësi i rrjetës sëportës së futbollit. Më tej në vitin 1906 kabinat e tramvajit nëstacionin Walton në Liverpul u ndërtuan me material tëparafabrikuara. Shtëpitë e parafabrikuara u bënë në modë në vitin 1908 në SHBA, prodhuar në Kaliforni dhe transportuar në të tërëvendin.

Një shpërthim të paparë pati kjo metodë ndërtimi në Itali, duke filluar që nga viti 1920, duke bërë histori në sektorin e banesave dhe ndërtesave civile dhe instrustiale, përfshirë këtu edhe banesat dhe vilat e pushimit të dretuesve të lartë të shtetit Italian të viteve midis dy luftrave botërore, përfshirë këtu edhe Kompleksin Teatror Kombëtar të Shqipërisë, që tashmë është jo vetëm pjesë e historisë së vendit tonë, por edhe pjesë e rëndësishme e historisë botërore të ndërtimit.

Edhe gjatë Luftës së II Botërore ndërtimet me materiale të parafabrikuara ishin shumë të kërkuara, kjo edhe për shkak të akomodimit të personelit ushtarak në Evropë. Acilia, në Romë është ndërtuar si zonë suburbane me shtëpi m material popolit në vitin 1940. Ronchi, në Trieste është ndërtuar në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat materiale si Acilia.

Pas mbarimit të Luftës II Botërore materialet e parafabrikuara u përdorën shumë për shkak nevojave në rritje për banesa. Shtëpitë e Varshavës, qendrës së Dresdenit dhe Stalingradit të pasluftës janëndërtuar me material të parafabrikuar. Deri në vitin 1948 në Britaninë e Madhe janë ndërtuar rreth 160,000 shtëpi me parafabrikate. Gjatë periudhës “baby boom” të viteve 1950 – 1960 në Britaninë e Madhe edhe shkollat u ndërtuan me parafabrikate, ndërsa në SHBA, shtëpitë për ushtarët që ktheheshin nga lufta u ndërtuan me parafabrikate.

Në vitet 1950 – 1960 në Shqipri janë ndërtuar disa blloqe banimi me materiale popolit si në Kombinatin e Tekstileve, etj, sipas teknologjisë së përmirësuar rue të asaj kohe, ndërtesa që edhe sot shërbejnë më së miri si shtëpi banimi. Gjithashtu, në vitet 1975 – 1985, po në Shqipëri janë ndërtuar banesa me material parafabrikat, të tipit beton i derdhur, ashtu si në Bullgari e Rumani.

Në lidhje me jetëgjatësinë e këtyre ndërtesave mund të thuhet se edhe sot në Milano, Bristol, Liverpul, Kaliforni, etj, ka mjaft ndërtesa të kësaj natyre, që janë në kushte shumë të mira.

Në SHBA, Britaninë e Madhe, Itali, Gjermani, vendet Skandinave, etj ka një rivitalizim të saj industrie dhe metodave të parafabrikimit dhe kjo për disa arsye.

Ka dia metoda parafabrikimi, ku popoliti është emri komercial i një materiali aglomerat poroz me substanca bimore, kryesisht fibra druri të stazhionuara dhe algash detare, të përziera me çimento. Materiali shtrohet në pajisje speciale, që quhen lastra, me dimensione tëparacaktuara. Këto panele të parafabrikuara përdoren në ndërtime civile dhe industriale për shkak të rezistencës së njohur, në raport me masën specifike që ka. Karakteristika kryesore e këtij materiali është përçueshmëria termike dhe akustike. Panelet e popolitit në rast zjarri digjen shumë ngadalë dhe nuk lëshojnë tym, duke bërë të mundur lehtësisht ndërhyrjen kundra zjarrit. Është materiali më i përshtatshëm për ndërtimin e veshjen e sallave t teatrove dhe kinemave dhe tëndërtesave publike.

Materialet e parafabrikuara të quajtura “popolit” kanë disa karakteriatika që i dallojnë ato nga materialet dhe metodat e tjera të ndërtimit. Popoliti është një material ndërtimi, me disa komponentë që formojnë një strukturë, e cila lejon të prodhohet me mënyra të ndryshme dhe me kosto të ndryshme, sipas cilësisë së materialit që kërkohet dhe sipas vendit ku do të përdoret. Prodhimi i këtyre materialeve realizohet me kosto më të ulët se sa metodat e tjera dhe me më pak dëme në mjedis dhe me më pak mbetje inerte në fund të procesit. Kjo metodë ndërtimi lejon të manaxhohet dhe kontrollohet mjedisi i punës dhe sheshi i ndërtimit. Gjithashtu, me anë të kësaj metode ndërtimi nyjet dhe elementet e tjera lidhëse të ndërtesës janë më të forta dhe më të qendrueshme ndaj agjentëve atmosferikë natyrorë dhe artificialë dhe më të qendrueshme ndaj katastrofave natyrore.

Një nga avantazhet më të mëdha të konstruksioneve të parafabrikuara dhe të tipit “popolit” në kursimet financiare, duke krijuar një opsion financiar të pranueshëm si në rastin e investimeve publike, ashtu dhe në rastin e investimeve private. Kjo sepse kur ndërtohet me këtë metodë materialet e ndërtimit blihen që në fillim me shumicë dhe puna bëhet në një kantier dhe më tej materialet e parafabrikuara transportohen në vendin ku ndërtohet objekti. Gjithashtu, kjo metodë eliminon nënkontraktorët për të cilët nuk ka besueshmëri dhe eiminon edhe personelin jo produktiv, që shpesh në sektorin e ndërtimit janë evidentë, sidomos në kushtet e motit të keq kur nuk hidhet beton në kantier në sheshin e ndërtimit.

Panelet “popolit” është shumë e lehtë që të prodhohen në një vend dhe më tej të transportohen dhe të instalohen dhe montohen në një kohë të shurtër në një vend tjetër, në sheshin e ndërtimit të objektit. Kjo ofron fleksibilitet të madh, krahasuar me metodat e tjera të ndërtimit.

Materialet e ndërtuara me metodën “popolit” realizohen në një mjedis të kontrolluar, duke ndjekur standard specifike procesesh pune dhe kjo bën që srukturat të prodhohen me një cilësi uniforme, gjë që nuk ndodh në rastet e ndërtimit me derdhje me beton dhe tulla në object, ku punonjës të ndryshëm ofrojnë cilësi të ndryshme, sipas përvojës dhe ndërgjegjies së tyre individuale.

Parafabrikati, përveç të tjerash ofron edhe mundësinë e kontrollit të cilësisë përpara instalimit të agregateve në objekt dhe ky proces kontrolli realizohet duke marrë mostra në vendin e prodhimit të parafabrikateve. Nga ana tjetër, i tërë procesi i realizimit të këtyre parafabrikateve bëhet i mundur me anë të makinerive dhe pajisjeve shumë precize, që garantojnë konfirmitetin sipas kodeve dhe standardeve të ndërtimit.

Meqënëse pjesa më e madhe e strukturave të objektit që ndërtohet realizohen në një fabrikë, elimonohet në një masë shumë të madhe transporti i materialeve, pjesëve, punonjësve në sheshin e ndërtimit dhe kjo bën që të kufizohen në maksimum dëmet, shpërdorimet dhe humbjet në material, kohë punë dhe përdorime edhe të burimeve njerëzore. Kjo krijon edhe një atmosferë mjaft positive në aspektin e produktivitetit, duke shmangur edhe interferencat e ndryshme manaxheriale, që janë të zakonshme në modelet e tjera të ndërtimit.

Ndërtimet e lëvizshme, popolitet, kërkojnë shumë më pak kohë që tërealizohen, sepse ato prodhohen në mjedise të mbyllura dhe të mbuluara, jo si në ndërtimet me modelin e derdhjes së betonit dhe vendosjes së tullave në objekt, në të cilin kur ka kohë jo tëpërshtatshme, për efekt të rreshjeve dhe temperaturave të larta ose tëulëta, punimet ndërpriten. Pra, në rastin e materieleve tëparafabrikuara, koha e realizimit të objektit është shumë më e shkurtër. Kjo lejon kompanit e ndërtimit që të punojnë në disa prjekte njëkohësisht

Meqënëse pjesët që përbëjnë objektin në tërësi prodhohen në njëmjedis të kontrolluar, duke përdorur materielet e përshtatshme, ka shumë më pak risk lidhje me lagështirën, ndotësit dhe materialet e rrezikshme, krahasuar me metdat e tjera të ndërtimit. Gjithashtu, ka shumë më pak risk për aksidentet dhe plagosjet e punonjësve nëvendin e punës, duke apilikuar më mirë standardet për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Këto janë edhe arsyet që popullariteti i ndërtimeve me material të parafabrikuara të shtohet shumë vitet e fundit në pothuajse të tërë botën.

Profesor Giuriani Ezio, pedagog në Departamentin e Inxhinierisë Civile, Arkitekturës, Territorit në Universitetin e Brescias thotë se mund të realizohen panele të tipeve të ndryshme për ndërtime banesash dhe objektesh social kulturore me përdorime të ndryshme që kanë cilësi shumë të mirë termike dhe akustike të tilla si Cel-Bes, Celotex, faezite, masonite, etj dhe panele më fibra të mineralizuara të tilla si Eraclit, Popolit dhe Durisol.

Giachino Davide, docent në departamentin e arkitekturës nëUniversitetin e Torinos, pas më shumë se 30 projektesh që ka realizuar, thotë se materialet me fibra të mineralizuara janë shumë rezistente, lejojnë dekorimet në mjediset e brendshme dhe lejojnë punime rifiniture dhe punime mbrojtëse në mjediset e jashtme. Këto materiale përdoren për veshjen dhe riveshjen e pareteve, për realizimin e ndarjeve dhe për mbrojtje termike dhe akustike.

Andrea Colombo, arkitekt në Vareze, Claudio Bresciani, gjeometër në Parma, Angelo Luigi Marchetti, inxhinier në Bergamo dhe Stefano Casulini, gjeometër në Novara, të intervistuar në lidhje me përdorimin e materialeve të parafabrikuara, të tipit popolit, theksojnë se kjo teknologji është pjesë e së ardhmes dhe është një teknologji që lejon në një masë shumë të madhe, krahasuar me metodat e tjera edhe rehabilitimin, ristrukturimin dhe restaurimin.

Edhe Tesco dhe McDonalds, i kanë ndërtuar objektet e tyre në vende të ndryshme të botës me materiale të parafabrikuara. Edhe supermarketet kryesore në Britaninë e Madhe dhe Gjermani tashmë ndërtohen me parafabrikate, sipas sistemit të popolitit, të përmirësuar dhe zhvilluar nga rrjetet e supermarketeve Aldi dhe Netto.

Pra, në lidhje me Kompleksin Teatror Kombëtar të Shqipërisë, mund të thuhet pa asnjë pikë dyshimi se është një objekt me vlera tëshumëanshme kombëtare dhe ndërkomëtare, përtej vlerave ndërtimore, arkitekturore, materieleve të ndërtimit, etj, për të cilat mund dhe duhet që të mbrohet, ruhet, restaurohet dhe promovohet.

Çështja e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, është një çështje që nuk duhet lënë thjesht dhe vetëm në dorë të piktorit, arkitektit, “rekuizitierit”, sepse kemi të bëjmë me një shesh unikal me histori, traditë, humanizëm, kulturë dhe shumë, shumë, shumë kujtime që këto ndërtesa mbajnë brenda dhe që i transmetojnë jashtë tyre.

Kompleksi Teatror Kombëtar është shembull pothuajse unikal i ndërthurjes së materialeve inovative dhe kulturës si nga ana shkencore, ashtu dhe nga ana artistike.

Please follow and like us: