Albspirit

Media/News/Publishing

Pse do të mbahet mend gjatë ish-presidenti francez, Zhak Shirak?

Ish-presidenti francez ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, por la pas një histori të mbushur plot me arritje dhe suksese.

Jacques Chirac, ish presidenti francez, do të mbahet mend gjatë, pasi roli i tij ishte i rendesishem në ecurinë e Europës.

Ai shërbeu në dy mandate si president i Francës dhe ishte ai që futi në përdorim në vend monedhën euro. Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Edhe pse emri i tij u perfshi ne disa skandale korrupsioni, serish, ish-presidenti vlerësohej gjithmonë për reformat e tij.

Shirak ishte 86 vjeç dhe ishte President i Frances nga viti 1995 deri në 2007. Ai ishte tërhequr nga politika dhe jeta publike prej disa vjetesh. Se fundmi jetonte me gruan e tij Bernadette në shtëpinë e tyre në Paris. Në vitin 2005 ai pesoi një goditje në tru dhe para se të linte pallatin presidencial, u shtrua disa here në spital. Kohët e fundit ai ishte shfaqur shumë pak në publik.

Please follow and like us: