Albspirit

Media/News/Publishing

OSBE fton palët në Shqipëri të punojnë për Reformën Zgjedhore

Fotografia e Alb-Spirit.com

Vjenë, 27 shtator 2019 – Asambleja e Përgjithshme e OSBE-së e ka mirëpritur tryezën për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, të mbajtur të mërkurën, në Tiranë.

Më një shënim në Twitter, Asambleja e Përgjithshme e OSBE-së i ka inkurajuar të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

“I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR “, thuhet në reagim.

Tryeza për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, në të cilën mori pjesë edhe opozita, u organizua nga përfaqësia e OSBE-së në Shqipëri.

Please follow and like us: