Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni i njohur denoncon AKU-n, bllokohet kompania Neranxi që të shesë dikush tjetër…

Institucionet shtetërore që i shërbejnë vetëm klientëve të pushtetit dhe sabotojnë punën e kritikëve të tij!

Nga Nikollaq Neranxi

Të dashur miq!

Dua të bëj publike një betejë që po bën prej disa muajsh Kompania ‘Neranxi’ me AKU-n! Një nga produktet që ne importojmë është kripa e Himalajeve!

Besoj nuk ka nevoje të rendis benefitet e ketij produkti të cilin Kompania ‘Neranxi’ e importon nga vendet e BE, aty ku insitucionet e kontrollit bëjnë si duhet punën e tyre dhe kanë standarde të larta!

Pra është produkt i lejuar! Mua nuk më lanë ta tregtoja sepse sipas tyre duhej të kishte jod! Kripa e Himalajeve është kripë guri dhe është një miniere mineralesh të vyera për shëndetin, të cilat nuk i ka kripa e detit! Eshtë një alternativë e kripës dhe përdoret për arsye te caktuara!

Unë për të respektuar institucionet shtetërore e pasurova me jod dhe e risolla!

Përsëri ma kanë bllokuar në doganë për arsye kontrolli!!!!! Sipas rregullit, merren mostrat dhe çdoganohet ngarkesa! Por jo, ata duan që të më sabotojnë punën!

Ndërkohë kam parë në treg çfare kripe Himalaje tregtohet! Kam bërë edhe analiza të cilat i keni më poshtë në foto!

Rezultati? Një kripë e thjeshtë guri shitet si kripë Himalaje, në etiketë shënohet 50-60 mg/kg, por në analizë del 14,8.

Pra qëllimi është i qartë, bllokohet Neranxi që të shesë dikush tjetër, mbi te gjitha për të shitur një mall jashtë parametrave! Këtë bëjnë AKU & Co! Janë selektivë, sabotues, gjobvënës, inkompetentë dhe asgjë më shumë!

Të kujdesen për shëndetin e konsumatorëve? As mos t’iu shkojë nëpër mend! Kanë punë më të rëndësishme për të bërë!

Bled Çuçi po më lexon?

P.S.: Fotot më poshtë i përkasin një lloj kripe që nuk është e Neranxit, që shitet në treg, së cilës unë i bëra analizën; bashkëlidhur keni fletën e analizës të kësaj kripe dhe nenin e legjislacionit për sasinë e jodit në kripë!

 

Biznesmeni i njohur denoncon AKU: bllokohet Neranxi qe te shese dikush tjeter…

Agron Hetoja i AKU/ Kontratë fiktive? Apartament me çmim të lirë në zonën luksoze të Tiranës

Biznesmeni i njohur denoncon AKU: bllokohet Neranxi që të shese dikush tjetër

https://puls7.com/biznesmeni-i-njohur-denoncon-aku-bllokohet-neranxi-qe-te-shese-dikush-tjeter-puls7-com/?fbclid=IwAR0hmDEkR_RSLNLGHHFYzl93yD_IuuSTI2-SuKzySRAayulD5PMm7YPZxZk

Please follow and like us: