Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e jashtëzakonshme/Hitleri dhe Duçja në katin e parë, Hrushovin dhe Enverin në katin e dytë

 

Bardhyl Berberi

 

 

 

Vizita në Korçë

 

Edhe pse kanë kaluar 60 vjet nga vizita e Hrushovit në qytetin e Korçës nga Maji i vitit 1959 ende në Korçë ruhen shumë kujtime nga ajo vizitë dhe nga udhëheqësit e tjerë të lartë të kampit socialist. Rrëfenjat për Hrushovin, shakatë dhe kapriçot e tij mbahen mend nga të gjithë brezi i asaj kohe, të cilat nuk janë thënë asnjëheë zyrtarisht.

E veçanta e kësaj vizite në Korçë është se Hrushovi erdhi në qytetin e serenatave me avion TU 114, me të cilin ai udhëtoi së bashku me suitën e tij. Në paraditen e datës 25 Maji 1959, Korça kishte veshur petkun e festës e zbukuruar si asnjëherë tjetër. Në orën 10 avioni ulet në fushën e aviacionit të Korçës, tek cepi i saj, në drejtim me rrugën e Ersekës. Sapo hapet dera e avionit, Hrushovi me një kapele në dorë përshëndet mijra qytetarë dhe nxënës shkollash që kishin dalë për t`i pritur. Më pas del nga avioni edhe Enver Hoxha dhe sapo u ulën në pistë, mes brohoritjeve të shumta, Enveri e përqafon edhe një herë fort Hrushovin në mes të njerëvve të pranishëm. Duket këtë gjest ai e bëri për të shuar ato pëshpëritje që qakullonin nën zë se me Bashkimin Sovjetik kishte filluar një ftohje e madhe.

Pasi u hipën zimave të zinj Hrushovi dhe Enveri u nisën në drejtim të qendrës së qytetit, atje ku sot është monumenti i “Ushtari të  panjohur” dhe në mes të një entuziazmi të papërshkruare mori fjalën e tij edhe Hrushovi. Hrushovi e nisi fjalën e tij krejt në mënyrë të veçantë duke iu drejtuar sheshit.

-Ju thashë këtyre, ai bëri me gisht nga përkëthyesi,- të ma përkëthejnë këtë parrullën e madhe këtu përballë “Lufta për bukën është lufta për socializmin”. Ju, theksoi Hrushovi, nuk e keni problem bukën dhe përpjekja juaj nuk duhet të përqëndrohet tek buka, por tek këto kodra dhe male ju duhet të zhvilloni blegtorinë, ndërsa në fusha duhet të mbillni perime. Ju keni zënë shumë toka me grurë anembanë Shqipërisë, iu drejtua Hrushovi Enverit, sepse më shumë hanë minjtë grurë në magazinat e Bashkimit Sovjetik se sa i duhet Shqipërisë grurë për bukë. Ju duhet të zhvilloni industrinë e lehtë dhe kryesisht atë ushqimore. Ndërkohë që drejtoi gishtin nga Mali Ivan dhe tha se atje duhet të vendosen raketa dhe armatime për t`u mbrojtur nga armiqtë e socializmit…

Enveri qëndronte kokë ulur dhe shpesh e rrotullonte kokën gjithë bezdi nga këto këshilla që vetëm pak kohë më vonë, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, ai do t`i quante si plane tinzare të cilat kishin si qëllim që të gjunjëzonin socializmin në Shqipëri.

Rreth orës 13 të drekës Hrushovi, nën shoqërimin e Enverit dhe Mehmet Shehut, nisen për në Bulgarec për të vizituar kooperativën bujqësore, të cilët priten nga kryetari i kooperativës së asaj kohe Gjine Riza. Edhe këtu dha të njëjtat këshilla: Të hiqet dorë nga prodhimi i grurit, të zhvillohet blegtoria, pemtaria dhe perimet duke theksuar se ju keni një mik të madh Bashkimin Sovjetik që natyrish nuk ju le të vuani për bukë…

E veçantë ishte në këtë vizitë se së bashku me Hrushovin kishte ardhur në Shqipëri edhe shkencëtari dhe konstruktori me famë botërore Tupolev, i cili kishte prodhuar çajkën e re reaktive e cila doli për herë të parë jashtë Bashkimit Sovjetik. Detaje gjatë udhëtimit të Hrushovit në Shqipëri kujton ish zv Ministri i Mbrojtjes, Nazar Berberi. Madje konstruktori ka qëndruar së bashku me Hrushovin gjatë gjithë vizitës. Më pas konstruktori i famshëm ka dhënë edhe një konferencë për shtyp me ushtrakë të lartë.

 

Hitleri dhe Duçja-në katin e parë, Hrushovi drekon në katin e dytë

 

Në shtëpinë e kulturës ku ndodhe aktualisht u organizua një drekë me gica të pjekur, por aty, tregon profesori i letërsisë Vaso Samsuri, pak minuta para se të fillonte dreka ndodhi një incident i rëndë me një oficer të lartë të Sigurimit të Shtetit. Para se të futej Hrushovi në sallën e pallatit të kulturës, oficerët e lartë filluan të kontrollojnë bodrumet e pallatit të kulturës ku ndodhej e gjithë rekuizita e shfaqjeve që jepte Estrada dhe teatri i Korçës. Sapo një punetor hap derën e katit të Poshtëm, u shfaq një portret i madh i Hitlerit, pak më tutje Duçja, pak më tutje një flamur amerikan.

Ç’bëhet kështu, klithi oficeri i lartë i Sigurimit.

Punonjësi i Pallatit të Kulturës i thotë se këto janë për shfaqje.

Po a i di qeveria lart këto që mbani ju  këtu, tha oficeri.

Po sigurisht, i përgjigjet puntori i skenës.

Më pas vjen edhe drejtori i Pallatit të Kulturës dhe më shumë vështirësi e sqaruan oficerin e lartë të Sigurimit, megjithatë ai pyeti eprorët lart që këto vërtet janë për shfaqje por sikur nuk shkon, si mund të rrijë  Hitleri dhe Duçja në katin e parë, ndërsa Hrushovi dhe Enveri në katin e dytë hanin gica të pjekur.

Por koha ishte e shkurtër dhe nuk mund të lëvizeshin rekuizitat, kështu që Hrushovi e “hëngri” drekën me Enverin në katin e dytë dhe nën shoqërinë e Hitlerit dhe Duçes në katin e parë të Pallatit të Kulturës.

 

Vajza pogradecare e kap “mat” Hrushovin në vallëzim

 

Pasi u shplodh tek vila qeveritare disa orë u organizua një mbrëmje vallzimi ku ishin ftuar vajzat më të bukura nga Korça dhe Pogradeci. Një vajzë pogradecare, e cila edhe pse kanë kaluar dekada kërkon të ngelet anonime tregon se si shkoi dhe e merr Hrushovin në një vallëzim. Vajza ishte e re dhe e bukur, kishte një gjoks shumë të zhvilluar. Gjatë vallzimit Hrushovi që nuk hiqte dorë nga shakatë e tij i thotë vajzës rusisht.

-Ju këtej nga Shqipëria qënkeni mirë me planin e qumshtit, – dhe i bën shenjë me kokë për gjoksin e saj.

Vajza shumë shpejt me një rusishte të pastër (atëhere vetëm gjuha ruse bëhej 4 orë në javë në shkollë që në klasën e pestë deri sa mbaroje Universitetin) me një buzëqeshje ia kthen përgjigjen Hrushovit:

-Ndërsa ju shoku Nikita qënkeni mbrapa me planin e leshit dhe i bëri shenjë për nga koka e tij tullë.

Hrushovi e shijoi shakanë dhe vazhdoi gjatë gjithë vallzimit të qeshi me zë të lartë…

 

 

 

Please follow and like us: