Soreca: Bundestagu gjerman bëri hap me rëndësi, por presim edhe shtetet e tjera
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur ditën e sotme në një deklaratë për mediat lidhur me vendimin e Bundestagut gjerman, për dhënien e ‘po-së’ së çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE, por duke përmbushur 9 kushtet.
Soreca u shpreh sevendimi i Bundestagut gjerman është me shumë rëndësi , por duhen pritur edhe shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian të cilët vijojnë diskutimet e tyre lidhur me vendimin që do të merret në tetor.
“Jemi shumë të lumtur me këtë rezulotë kaq të rëndësishme që ka ndërmarrë Bundestagu gjerman. Me anë të kësaj rezulote Bundestagu gjerman thjesht njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria në mënyrë që të çelen negociatat me BE, duk identifikuar po ashtu edhe disa fusha, të cilat ishin identifikuar më parë për Shqipërinë, kështu që nuk do të flas për kushte të reja.
Gjermania është një vend shumë i rëndësishëm në BE jo vetëm për rolin që ajo luan në BE por në arenën ndërkombëtare, pra në politikën tonë të jashtme. Megjithatë të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE-së, të cilat po vazhdojnë diskutimet e tyre në lidhje me vendimin që do të merret në tetor. Është e rëndësishme të kuptojmë që ky është vetëm një hap, natyrisht një hap që na çon në rrugën e duhur, por të respektojmë edhe vendimet dhe diskutimet që po bëhen në të gjitha shtetet e tjera anëtare në BE.
Ajo çfarë është mjaft e rëndësishme në rezolutën e Bundestagut gjerman është që i ka dhënë mandatin qeverisë federale që të thotë ‘po’ për Shqipërisë,në rast se ky është ai qëndrim që do të ndajnë edhe të gjithë shtetet e tjera anëtare të BE në këshill, atëherë këshilli do të marr këtë vendim kaq të rëndësishëm.
Është kërkuar nga Bundestagu, që në periudhën mes vendimit të këshillit të BE-së dhe konferencës që mund të zgjasë 3-6 muaj, të bëhen 2 gjëra.
Çelja zyrtare e negociatave do të ndodhë në këtë konferencë ndërqeveritare. Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë quajtur kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.
Unë mendoj që për ta çuar Shqipërinë më tej përpara, duhet përkushtimi dhe angazhimi të gjitha palëve, i qeverisë, parlamentit, presidentit, shoqërisë civile, medias, sepse kur të merret vendimi në tetor nga këshilli i BE-së të gjitha palët duhet të bëhen bashkë në mënyrë që duke punuar së bashku Shqipëria të ecë përpara.
Unë dëshiroj që të gjitha palët të ulen së bashku. Unë mirëpres vendimin e udhëheqësit të opozitës për tu bërë pjesë e tryezës së OSBE për reformën zgjedhore. Ky është një hap i mirë, një hap i parë. Është e rëndësishmë që të gjitha palët të kuptojnë që do duhet patjetër të bashkëpunojnë. Sepse edhe kur të merret vendimi për çeljen e negociatave, të gjitha palët duhet të kuptojnë që përgjegjësia është përbashkët, prandaj duhet të ulen të zgjidhin problemet për shqiptarët. Reforma zgjedhore është një prej tyre, por e them edhe një herë se kjo çështje ka të bëjë me të qenit të bashkuar”, -tha Soreca.