Tri banka të mëdha do të financojnë linjën e re të metrosë në Stamboll
Tre huadhënës ndërkombëtarë po sigurojnë kredi për të financuar ndërtimin e një linje të re të metrosë në Stamboll.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është pajtuar për një kredi sindikale prej 97.5 milionë eurosh, nga e cila banka France Societe Generale do të sigurojë një këst prej 20 milionë eurosh, bëri të ditur BERZH.
Një hua shtesë prej 77.5 milionë eurosh do të sigurohet veçmas nga Banka e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi (BSTDB), e cila është me qendër në Greqi dhe u shërben 11 anëtarëve themelues të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), përfshirë Turqinë.
Projekti i ri i linjës 13 kilometërshe do të kushtojë 410 milionë euro dhe pritet të shtojë gjithsej 350 mijë pasagjerë në ditë në rrjetin e transportit hekurudhor të Stambollit.
Ndërtimi i linjës së re të metrosë do të plotësohet nga dy tunele me stacione për mjetet lëvizëse dhe një tunel të vetëm lidhës.
“Projekti është i jashtëzakonshëm pasi adreson disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet Stambolli, të tilla si përmirësimin e transportit urban dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit, duke sjellë përmirësime të dukshme në jetën e njerëzve”, tha Arvid Tuerkner, drejtori menaxhues i BERZH-it për Turqinë.
Që nga viti 2009, BERZH, investitor kryesor institucional në Turqi, ka investuar më shumë se 11.5 miliardë euro në më shumë se 300 projekte. (AA)