Albspirit

Media/News/Publishing

Vetingu shkarkon gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Haveri

Gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda, Dhurata Haveri nuk e ka kaluar vetingun. Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit vendosi ta shkarkojë nga detyra gjyqtaren për probleme me pasurinë.

Vendimi për largimin e saj nga detyra është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu. KPK gjeti parregullsi dhe mospërputhje me pasurinë e gjyqtares Dhurata Haveri e cila nuk mori pjesë dhe në seancën e parë të vetingut që u zhvillua për të.

Të ardhurat e deklaruara nga bashkëshorti i saj nuk korrespondonin me dokumentacionet e marra në institucionet tatimore sipas hetimeve të kryera.

Please follow and like us: