Albspirit

Media/News/Publishing

Pranvera Vatoci: Marko Kepi ose pesha kombëtare e një vote në New York!

 

Sot u zyrtarizua kandidatura e shqiptarit të njohur në New York, mikut tim Marko Kepi, për në parlamentin e shtetit më të rëndësishëm të SHBA-së. Të flasësh për këtë njeri dhe vlerat e tij është e tepërt…por dua të ndalem përtej një apeli për të gjithë shqiptarët kudo janë, sidomos për komunitetin e Staten Island të New Yorkut.

Sot atje nuk po kandidon vetëm një shqiptar patriot, i cili me votën tuaj do të zërë karrigen e një greku në parlamentin e N.Y., po kandidon njeriu që drejtoi “Rrënjët shqiptare” në SHBA dhe që me iniciativën e tij, prej vitesh, mbush rrugët e Manhatanit me qindra shqiptarë që parakalojnë të mbuluar me simbolet tona nacionale. Po kandidon një mik i Presidentit Donald Trump…

Ndoshta një votë e juaja, të dashur bashkëatdhetarë, do të jetë e një rëndësie të veçantë, jo për karrierën e Markos, por për vetë kombin tonë dhe proklamimin zyrtar të aspiratave tona në kryeqendrën e globit.

Ju bëj me dije se në zonën ku Marko sot zyrtarizoi kandidaturën ka një komunitet prej mbi 36.500 shqiptarë. Do të mjaftonin vetëm këta bashkatëdhetarë që Marko Kepi të ulej në Parlamentin e N.Y.C.

Unë besoj te Marko siç besoj te atdhetaria e nacionalizmi i shëndoshë i shqiptarëve atje. Është rast unik për ne si komb ku një votë në një shtet tjetër ka peshë kaq të rëndë.

Një votë për Marko Kepin dijeni se është virtyt, besë e krenari kombëtare!

Please follow and like us: